Disa të vrarë dhe të tjerë të plagosur nga një sulm me hark dhe shigjetë në Norvegji

Disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t'i sulmuar ata.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i dyshuari u kap pas sulmit të mërkurën vonë në qytetin Kongsberg, 80km në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo, tha një zëdhënës i policisë.
"Burri është kapur ... nga informacioni që kemi tani, ky person i ka kryer këto veprime i vetëm", u tha gazetarëve shefi i policisë, Øyvind Aas. "Disa njerëz janë plagosur dhe disa kanë vdekur".
Ai nuk pranoi të komentojë numrin e viktimave, por tha se kishte "disa skena krimi".
Mediat lokale raportuan një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë e armatosur, dy helikopterë dhe më shumë se dhjetë ambulanca.
Several died and were injured after an suspected terror attack in #Norway. A police operation incl bomb squad is underway in #Kongsberg center in connection with a person who has been observed with a bow and arrow. The alleged perpetrator has been taken into custody https://t.co/r8tT8CJGSH pic.twitter.com/KGSWusCjGJ
— ??????? ???????? ☀️ (@MArizanti) October 13, 2021
Ministrja norvegjeze e drejtësisë dhe sigurisë publike, Monica Maeland, ka marrë përditësime mbi sulmet dhe po monitoronte nga afër situatën, tha ministria. /Telegrafi/




















































