Një shumëllojshmëri e makinave luksoze “të humbura prej kohësh” janë gjetur pas më shumë se katër dekadash qëndrimi në një kantier mbeturinash në Kaliforni.

Tani, këto thesare të cilësisë së mirë vlejnë miliona dhe do të dalin në ankand në fund të tetorit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Screenshot 10 27

Dhe ky ankand pritet të sjellë miliona, sipas faqes së internetit të RM Sotheby.

Screenshot 11 26

Disa nga automjetet në shitje do të përfshijnë tre Lamborghini Miura të restaurueshme, e cila konsiderohet supermakina e parë ndonjëherë, të cilat së bashku kanë vlerë rreth 2 milionë dollarë.

Screenshot 13 24

Ky koleksion i gjerë - mbi 566 makina dhe pjesë – thuhet se i përkiste një gjermani të quajtur Rudi Klein, i cili emigroi në Los Anxhelos në vitet 1950.

Screenshot 12 27

Ai punoi si kasap për ca kohë, por hobi i tij i vërtetë ishte mbledhja e makinave klasike evropiane.

Screenshot 14 24

Kantieri i mbeturinave është përshkruar si 'një vend misteri, një enigmë' sepse ishte një vend që nuk dyshohej se ishte duke ruajtur thesaret e fshehura. /Telegrafi/

Screenshot 17 25