LAJMI I FUNDIT:

Disa këshilla për flokët e ngjyrosur

Disa këshilla për flokët e ngjyrosur

Flokët e ngjyrosur kërkojnë trajtime të veçanta. Lexo disa këshilla.


Flokët e ngjyrosur janë mjaft problematikë dhe të vështirë për t’u trajtuar, sepse janë më të thatë, më të hollë e të ashpër, ndryshe nga floku natyral.

Reklama

Ngjyrimi, nuk ka veti vetëm të heqë pigmentin e flokut, por edhe e bën atë “të vdekur”. Ndaj floku i dekoloruar, ka nevojë për një trajtim të veçantë, sepse është më i ndjeshëm edhe ndaj faktorëve të jashtëma.

Për ta pasur flokun të shëndetshëm, duhet kujdes, në mënyrë që të mos përballesh më maja të djegura dhe flokë të këputur.

Ndiq disa këshilla:

 Mos i laj flokët çdo ditë. Lejo yndyrën natyrale që t’i ushqejë e t’i hidratojë, sepse flokët e ngjyrosur janë vetë të thatë.

 Laji flokët me ujë të vakët, jo të nxehtë dhe të bollshëm.

 Përdor një shampon specifik, pa përmbajtje sulfati dhe sa më pak kimikate.

 Përdor balsam çdo herë që i lan flokët, por pa prekur rrënjët. Balsami bimor do ishte zgjidhja më e mirë.

 Një herë në javë përdor një maskë rigjeneruese për flokë të dekoloruar dhe mbaje për rreth 30 minuta.

▪ Shpëlaji me ujë të ftohtë, sepse ndihmon në hidratimin dhe ruajtjen e lagështirës dhe forcon rrënjën.

Shtatë ngjyrat e flokëve që do të 'pushtojnë' sallonet e bukurisë gjatë vitit 2023
Lexo po ashtu Shtatë ngjyrat e flokëve që do të 'pushtojnë' sallonet e bukurisë gjatë vitit 2023

 Mundohu që ta eliminosh fare tharësen, por nëse nuk mundesh, përdore në temperaturë sa më të ulët.

 Apliko kristalinën dhe maska natyrale për flokë të dëmtuar.

 Mos harro vajin e ullirit! Është ushqyes shumë i mirë dhe i hidraton flokët.

 5 lugë vaj ulliri dhe dy të verdha veze. Aplikoje maskën në flokë , vendos një qese dhe lëre të veprojë për 30 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm.

Floku i dëmtuar ka nevojë që një herë në javë të trajtohet me vaj të nxehtë (vaj argani, vaj arre kokosi, vaj ulliri, ricini etj).

Përdor krehër me dhëmbëza të mëdha dhe krihi sa i ke të lagur për të shmangur këputjen e tyre.

Përdor maskën me mjaltë. Përzje 2 lugë mjaltë dhe 3 lugë vaj ulliri. Aplikoje në flokë dhe mbaje për 20 minuta. Shpëlaje me shampon dhe ujë të bollshëm. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kombinimi elegant i kostumit: Zbukuroni atë me një shall në stil retro ose me një gjerdan perlash

Kombinimi elegant i kostumit: Zbukuroni atë me një shall në stil retro ose me një gjerdan perlash

Keshilla Modë
Aktorja që nuk është ‘skllave’ e standardeve, merr vlerësime të shumta për shkak të flokëve të thinjura

Aktorja që nuk është ‘skllave’ e standardeve, merr vlerësime të shumta për shkak të flokëve të thinjura

Flokë dhe stil
Ky truk ka shumë përfitime: Do të habiteni se ku e vendos Kim Kardashian ujin e orizit

Ky truk ka shumë përfitime: Do të habiteni se ku e vendos Kim Kardashian ujin e orizit

Flokë dhe stil
Një fustan universal për të gjitha femrat pavarësisht peshës së trupit

Një fustan universal për të gjitha femrat pavarësisht peshës së trupit

Keshilla Modë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Sharon Stone di të vishet në mënyrë të përkryer: Shkëlqen pa grim dhe ja si i fsheh të metat

Sharon Stone di të vishet në mënyrë të përkryer: Shkëlqen pa grim dhe ja si i fsheh të metat

Moda
Kalo në kategori