LAJMI I FUNDIT:

Disa kandidatë për patentë shoferë përdorën pajisje të ndaluara, ikin nga provimi në Gjakovë

Disa kandidatë për patentë shoferë përdorën pajisje të ndaluara, ikin nga provimi në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se të martën në Njësinë e Patentë Shoferit në Gjakovë, gjatë mbajtjes së provimit me shkrim në terminin e orës 14:30, komisioni monitorues përmes kamerave ka vërejtur lëvizje të dyshimta të disa kandidatëve në sallën e provimit.

Sipas tij zyrtarët përgjegjës të departamentit ndaj kandidatëve kanë marrë masa të menjëhershme duke bërë ndërprerjen e provimit dhe duke ju ndaluar hyrjen në provim për 3 vite.

“Sipas dyshimeve kandidatët në fjalë në sallë kanë hyrë me pajisje të ndaluara për ta kaluar provimin. Pasi nga ana e departamentit janë njoftuar zyrtarët e njësisë në Gjakovë, çuditërisht kandidatët janë larguar nga salla e provimeve dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Edhe pse të njëjtit është dashur të ndalohen dhe të thirren organet e rendit për vërtetim të fakteve. Departamenti i Patentë Shoferit pasi ka pranuar informatën, ka lajmëruar organet e rendit”, ka shkruar Durmishi në Facebook.


Kjo ministri dyshon që këto veprime të këtyre kandidatëve janë bërë në bashkëpunim, por që i mbetët organeve të rendit ta bëjnë vërtetimin e këtyre fakteve.

“Jemi të përkushtuar që këto parregullsia në njësi të eliminohen”, shkruan Durmishi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori