LAJMI I FUNDIT:

Diplomacia kosovare në shërbim të interesave të ngushta politike e klanore

Diplomacia kosovare në shërbim të interesave të ngushta politike e klanore

Për plot 8 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, politika e jashtme vazhdon të mbetet një nga dikasteret më të dështuara të shtetit të ri, si në planin e diplomacisë politike edhe në atë ekonomike.

Përfaqësues të subjekteve politike, në pozitë dhe opozitë, por edhe analistë të ndryshëm e shohin këtë dështim si pasojë e dërgimit në misione jashtë vendit të individëve që nuk e kanë kryer as për së afërmi rolin e ambasadorit të mirëfilltë.


Shumica prej tyre, në vend se të tregojnë rezultate për të tërhequr investitorë nga shteti ku janë në detyrë për vendin e vet, ata të vetmin interesim e kanë për të zhvatur shtetin, për të keqpërdorur mëditje dhe për të gjetur ndonjë investitor për të afërmit e tyre dhe grupet e interesit.

Deputeti i LDK-së Adem Salihaj, nga partia në pushtet, që ka postin e kryeministrit, thotë se situata në këtë fushë është pasqyrim i vetë realitetit të brendshëm të funksionimit të shtetit.

“Ambasadorët dhe funksionarët e tjerë të përfaqësive tona diplomatike janë përfaqësues realë të atyre që i kanë dërguar atje e jo të shtetit të Kosovës. Si pasojë, ata punojnë për interesa grupore e klanore, si dhe për interesa të nëntokës së Kosovës dhe nuk merren me mbrojtjen e interesave të shtetit, qofshin ato politike apo ekonomike, sepse këtë nuk po e bën as vetë shteti i Kosovës. Kosova për shumicën e tyre është vetëm një vend për të përfituar dhe për ta zhvatur, një shtet të cilit i është rrënuar çdo autoritet dhe çdo vlerë”, alihajtha deputeti Salihaj për “Kosova Sot”.

Me notë negative e vlerëson gjithë angazhimin e politikës së jashtme të Kosovës, për këto vite, veçmas atë të ambasadorëve që pastrojnë atë, edhe anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi.

“Dështimi i përfaqësive diplomatike të Kosovës, përkatësisht të ambasadorëve dhe të konsujve, si dhe të gjithë personelit përfaqësues në botë, rrjedh nga vetë dështimet që i ka bërë pushteti që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot. Ato janë dështime në disa drejtime dhe fillojnë që nga me përzgjedhjen e përfaqësuesve diplomatikë të nivelit të ambasadorëve dhe konsujve, sepse në Ministrinë e Punëve të Jashtme, vetë komisionet për përzgjedhje janë të pakualifikuar dhe të pranuar mbi bazën e lidhjeve familjare, krahinore dhe politike”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori