LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Nuk shikoj asnjë pengesë që Maqedonia e Veriut të merr datë në tetor

Dimitrov: Nuk shikoj asnjë pengesë që Maqedonia e Veriut të merr datë në tetor

Gjatë ditës së parë të vizitës së tij të punës në Berlin, Ministri Nikolla Dimitrov zhvilloi një seri aktivitetesh dhe takimesh për të paraqitur argumentet e Maqedonisë për marrjen e datë për fillimin e negociatave të pranimit me BE-në në tetor.

Për këtë qëllim, Dimitrov fillimisht drejtoi dhe shkëmbeu mendime me bashkëbiseduesit përkatës nga disa institucione shtetërore, anëtarë të Bundestagut dhe komunitetit “Think Tank”, gjatë një mëngjesi pune të organizuar nga fondacioni Kerber.

Më pas, Ministri Dimitrov u takua me kolegun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas.


“Këtë vit unë jam një vizitor i shpeshtë në Berlin dhe sot, direkt në sytë e Këshillit të BE-së në Tetor, kam ardhur të shkëmbej mendime me miqtë tanë gjermanë dhe të theksoj edhe një herë se Maqedonia e Veriut është një mundësi e qartë për sukses të merituar dhe të përbashkët me BE-në në tetor. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen gjermane dhe të sigurt se perspektiva evropiane së shpejti do të vërtetohet dhe njihet nga të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së”, deklaroi Dimitrov në takim me Maas.

Maas: Maqedonia e Veriut do të gjejë rrugën e saj drejt BE-së nëpërmes bashkëpunimit dhe kompromisit
Lexo po ashtu Maas: Maqedonia e Veriut do të gjejë rrugën e saj drejt BE-së nëpërmes bashkëpunimit dhe kompromisit

Dhe nesër, Dimitrov vazhdon takimet me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman, këshilltarin e politikës së jashtme të kancelares Merkel, si dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme gjermane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

Lajme
Nga Sejdiu e Daci te Osmani e Abdixhiku, Tërmkolli tregon si u nda përgjysmë LDK-ja

Nga Sejdiu e Daci te Osmani e Abdixhiku, Tërmkolli tregon si u nda përgjysmë LDK-ja

Lajme
9 armë zjarri, 200 fishekë e municione të ndryshme – policia tregon se çfarë sekuestroi gjatë aksionit në rajonin e Mitrovicës

9 armë zjarri, 200 fishekë e municione të ndryshme – policia tregon se çfarë sekuestroi gjatë aksionit në rajonin e Mitrovicës

Kronika e Zezë
Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona - 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona - 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Kronika e Zezë
“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

Lajme
Dalin pamje të reja para diskotekës

Dalin pamje të reja para diskotekës "Pulse" në Koçan në natën tragjike

Lajme
Kalo në kategori