LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Ballkani tregoi se dinë të sillet në mënyrë evropiane dhe krijoi të ardhme

Dimitrov: Ballkani tregoi se dinë të sillet në mënyrë evropiane dhe krijoi të ardhme

Ministri për Punë të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në dytën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve nga Procesi i Berlinit, mbajti fjalim në sesionin e punës me temë: “Situata aktuale dhe qëllimet që duhen arritur në marrëdhëniet dypalëshe”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, theksi kryesor u vendos në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave në lidhje me thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, si dhe shkëmbimin e praktikave të mira në këtë kontekst.


“Jo vetëm që kemi miq në Bullgari dhe Greqi, të cilët na mbështesin sinqerisht për integrimin tonë evropian, por këto marrëveshje janë kryesisht të dobishme për realizimin e gjithçkaje që është thelbësore për të gjithë, infrastrukturën ndërlidhëse, por edhe sociale, kulturore, ekonomike. Ballkani tregoi se ata dinë të sillen në mënyrë evropiane dhe të krijojnë një të ardhme”, tha Dimitrov.

Në këtë takim pune u prezantuan edhe planet dhe synimet për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Poznan më 5 korrik të këtij viti./Telegrafi/