Lëvizja Vetëvendosje sot ka propozuar sërish si kandidat për kryetar të Kuvendit, Dimal Bashën.

Propozimin e Bashës e bëri deputetja dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.


Ajo ftoi deputetët që ta votojnë.

Në seancën e kaluar Basha nuk mori votat e mjaftueshme.

Deputeti mkishte marrë vetëm 57 vota për, 25 kundër dhe 24 abstenime./Telegrafi/