Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me shumë gjasë mund ta ketë konsumuar mishin e ndonjërës nga lopët e sëmura në Kaçanik, të cilat i vizitoi javën e kaluar.
Gazeta Fjala merr vesh se ato po shiten nga fermerët pa ndonjë pengesë.
Në bazë të ekspertëve, të cilët e njohin mirë këtë sëmundje dhe fakteve të Organizatës Botërore të Ushqimit Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) nuk po e thotë të vërtetën rreth kësaj sëmundje.
Veterinerët alarmojnë se nuk duhet konsumuar mishin dhe qumështin e kafshëve me sëmundje gungore.
Ndërkaq, në disa fletushka të shpërndara nga institucioni i vetëm kompetent për sigurinë e ushqimit thuhet se mishi i kafshëve të sëmura me këtë sëmundje mund të konsumohet lirisht.
“Por sa e vërtetë është kjo?”, pyet veterineri Fazli Shabani sipas të cilit “në faqen zyrtare te FAO-s si organizata me e njohur botërore për çështjet e bujqësisë dhe ushqimit thuhet e kundërta”.
Gjithashtu, sipas tij të dhënat më të reja të konferencave shkencore e thonë të kundërtën e asaj çfarë thuhet nga AUV dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë.
“Në të gjithë literaturën dhe organizatat botërore që merren me çështjen e sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në mënyrë recidive thuhet se kafshët e infektuara duhet te shkartohen dhe te shkatërrohen ne mënyrë te kontrolluar”, thotë Shabani.
Sikur të lejohej konsumi, sipas tij, atëherë aty do të thuhej se kafshët e infektuara duhet të theren dhe të konsumohen e jo e kundërta.
“Këto deklarata të zyrtarëve shtetëror në lidhje me ketë çështje u hapën rrugën tregtareve të kafshëve si dhe përpunuesve të mishit që të shfrytëzojnë rastin duke i dëmtuar fermerët ekonomikisht dhe duke cenuar seriozisht shëndetin publik të qytetarëve”.
Bazuar në njoftimin e AUV blerja, therja dhe shitje e mishit të kafshëve të sëmura është e ligjshme, ndërsa siguria ushqimore veterineri vlerëson se është në mëshirë të tregtarëve.
“Duke mos pasur mundësi ta ndryshoj këtë realitet të hidhur tragjik, unë ju bëj thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me mishin që e konsumojnë, sepse mishi i kafshëve të sëmura me këtë sëmundje është i pa konsumueshëm për njeriun dhe paraqet rrezik për shëndetin”, apelon Shabani.
Ai kërkon nga organet kompetente shtetërore të distancohen nga politika dhe të kryejnë punën profesionale për të cilën ata paguhen dhe janë të ngarkuar ta bëjnë.
Gazeta Fjala është në pritje të përgjigjeve nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit lidhur me tregtimin e kafshëve dhe konsumin e produkteve të gjedheve të prekura me këtë sëmundje. Deri më tani në këtë institucion nuk kanë kthyer përgjigje.
Fakte të FAO për sëmundjen gungore të lopëve
Në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Ushqimit, në listën e sëmundjeve jepen sugjerime se si të veprohet në këtë rast me lopët të cilave u janë shfaqur.
Lexo këtu: http://www.fao.org/docrep/003/t0756e/T0756E03.htm
“Kërkesa (Lopa e therrur dhe e repur, pa lëkure) e një lope kur tregon shenja të lehta të sëmundjes, pa ethe (pa temperaturë të lartë) dhe pa shenja të përgjithshme të sëmundjes lejohet të konsumohet me kusht të trajtimit me temperaturë të larta, dhe të gjitha organet e prekura janë të ndaluara për konsum. Në rastet kur karkasa në examinim tregon shenja të infeksionit akut të gjeneralizuar të shoqëruar me ethe, ndalohet për kosnum”, thuhet në faqen e FAO-s.
Këtu, sipas veterinerit FAO flet për kafshët cilat therën pa shfaqur shenja të jashtme klinike, d.m.th pa shfaqur shenja të sëmundjes. Ndërsa në rastet kur kafsha ka shenja, atëherë as që bëhet fjalë për konsum. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Nesër, promovohet libri “GALERIA DODONA” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa