Përveç grushteve, seanca e 13 korrikut rezultoi edhe me një sërë ligjesh të miratuara në lexim të dytë. Por, ligjshmërinë e seancës e ka kontestuar Partia Demokratike e Kosovës, rrjedhimisht duke kërkuar edhe anulimin e vendimeve të dala nga ajo.
Nga partia opozitare thonë se ka pasur shkelje të Kushtetutës nga kryetari i Kuvendit, sikurse edhe të Rregullores së këtij institucioni.
Përderisa pajtohet se shkelje të Rregullores ka pasur, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka dilema për pjesën e dytë.
“Çështjet të cilat janë pjesë e rregullores për të cilat shkelje i kemi identifikuar ne, kanë të bëjnë me shkelje të rregullores së Kuvendit që nuk minimizohet rëndësia e tyre. Mirëpo në vetvete nuk paraqesin çështje kushtetuese dhe për këtë arsye edhe duke u bazuar në praktikën e Gjykatës Kushtetuese, kjo gjykatë nuk i trajton si të ndara çështjet e punës, nëse nuk ndërlidhën me një çështje kushtetuese”, ka thënë Shala.
Sipas Shalës iniciuesi, në këtë rast Grupi Parlamentar i PDK-së, duhet t’ia argumentojë gjykatës se aty ka pasur shkelje kushtetuese.
“Për ta futur në merita të rastit, PDK duhet ta dëshmojë në Gjykatën Kushtetuese, sepse në rastin konkret nuk kemi të bëjmë vetëm me nene të rregullores së Kuvendit, mirëpo kemi të bëjmë me çështje kushtetuese, në të cilat mund të hyjë dhe ta trajtoj rastin edhe Gjykata Kushtetuese”, ka shtuar Shala.
Megjithatë, pretendimet e tyre të ngritura para kushtetueses për vlerësim, i argumenton avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, që insiston se ka edhe shkelje kushtetuese.
“Fakti që neni 76 i Kushtetutës së Kosovës e përcakton rregulloren e Kuvendit si një akt i nivelit kushtetues, madje është akti nënligjor i vetëm që e përcakton Kushtetuta dhe si e tillë duke e trajtuar në nivel të kategorisë kushtetuese, Kushtetuta i ka dhënë rëndësi të posaçme kësaj rregulloreje dhe mundësisë që e njëjta që interpretohet sa herë që mund të jetë objekt i parashtrimeve që bëhen nga palët e autorizuara në Gjykatën Kushtetuese. Dhe duke u shkelur kjo rregullore, pra duke u shkelë një normë kushtetuese dhe në këtë mënyrë besojmë që gjykata do ta pranojë për vlerësim në mënyrë të pranushmërisë”, ka thënë Fetahu.
Sipas PDK-së, Kryetari i Kuvendit, ka bërë shkelje kushtetuese në dy drejtime, në mospërmbushjen e afatit për thirrjen dhe caktimin e seancës plenare dhe, duke mos e vendosur për miratim rendin e ditës të asaj seance. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë