LAJMI I FUNDIT:

Dikur në gazetat italiane vetëm dy faqe i kushtoheshin të vdekurve, nga shpërthimi i coronavirusit ka shkuar në 10 faqe – pamje që e dëshmojnë këtë

Dikur në gazetat italiane vetëm dy faqe i kushtoheshin të vdekurve, nga shpërthimi i coronavirusit ka shkuar në 10 faqe – pamje që e dëshmojnë këtë

Se sa shumë po i godet të moshuarit coronavirusi, mund të shihet nga gazetat italiane që ditëve të fundit janë mbushur me fotografi dhe të dhënat e tyre që kanë humbur betejën me virusin COVID-19.

Madje nga 10 faqe i kushtohen personave që kanë humbur jetën që në muajt paraprak kanë qenë vetëm dy. E këta e ka dokumentuar David Carretta, i cili në profilin e tij në Twitter tregon se si i shfleton gazetat nga Bergamo i Italisë, transmeton Telegrafi.

Gazetat e botuara gjatë 9 shkurtit zakonisht kishin dy faqet e fundit që u kushtoheshin personave që kanë humbur jetën, megjithatë ende pa kaluar mirë 24 orë numri i faqeve është rritur në 10. Bëhet fjalë për persona të moshuar që nuk i kanë mbijetuar virusit.


“Kjo më ka goditur më së shumti”, ka shkruar për video autori i saj.

Italiani i prekur me coronavirus dërgon porosi nga dhoma e kujdesit intensiv: Virusi ka hyrë në trupin tim, ka mbytur edhe babanë tim – duhet ta kuptoni nuk është lojë
Lexo po ashtu Italiani i prekur me coronavirus dërgon porosi nga dhoma e kujdesit intensiv: Virusi ka hyrë në trupin tim, ka mbytur edhe babanë tim – duhet ta kuptoni nuk është lojë

“Për këtë është i rëndësishëm izolimi që të mos përhapet më tutje virusi. Për fat të keq jo të gjithë kanë mundësi t’i varrosin në mënyrë të duhur të afërmit e tyre. Ndodh shpesh që vetëm një person të merr pjesë në varrim, sepse anëtarët e tjerë të familjes së të ndjerit nuk guxojnë të dalin apo janë të sëmurë”, ka deklaruar Marta Testa, babai i të cilës ka ndërruar jetë nga virusi në moshën 85-vjeqare.

Kujtojmë që veriu i Italisë është goditur nga coronavirusi, ku deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 2 mijë persona – kurse janë infektuar rreth 28 mijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Bosnja
Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Botë
Trump e quan Zelenskyn një diktator

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Evropa
Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

Botë
Bombarduesit amerikanë B-52 fluturuan mbi nëntë vende në Lindjen e Mesme për të treguar forcën

Bombarduesit amerikanë B-52 fluturuan mbi nëntë vende në Lindjen e Mesme për të treguar forcën

Botë
SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Azia
Kalo në kategori