Dikur llogaritej si një talent i madh te Manchester United, sot punon si stilist mode

Shumë futbollistë qëndrojnë në botën e sportit edhe pasi kanë përfunduar karrierën në fushë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ish-talentin e madh të Manchester United, David Bellion.
Francezi u soll në United në vitin 2003 nga vetë Sir Alex Ferguson dhe u pagua tre milionë e gjysmë euro asokohe jo aq “të lira” nga Sunderland. Ai luajti për Djajtë e Kuq deri në vitin 2006 dhe bëri 40 paraqitje, por kurrë nuk arriti të tregonte potencialin e tij të plotë.
Megjithatë, ai shënoi tetë gola dhe shtoi tre asistime ndërsa luante për skuadrën e famshme të Fergusonit, dhe më pas u end nëpër klube të ndryshme në Francë dhe Angli si Ëest Ham, Nice, Bordeaux dhe Red Star.
Bellion, tani 41-vjeçar, e përfundoi karrierën e tij në vitin 2016 në klubin e ligës së ulët franceze Red Star, dhe më pas rruga e tij e jetës e çoi në një drejtim krejtësisht tjetër. Sot ai është një stilist mode.
Jo vetëm që merret me modën, por është stilisti i personalizuar i modës i shumë futbollistëve dhe bashkëpunimin më të gjatë e ka pasur me ish-lojtarin e Chelseat dhe Milanit, Tiemoue Bakayoko.
View this post on Instagram
Në një intervistë për French GQ, ai ka folur për dashurinë e tij për stilin dhe mënyrën se si ka bashkëpunuar me futbollistë të shumtë dhe ka qenë në krye të paraqitjes së tyre. Ai zbuloi se dashuria e tij për modën daton që kur luante për Manchester United.
“Kur mbaroja stërvitjen, shkoja menjëherë në pazar. Shkoja në dyqane vetëm për të parë rrobat, ndonjëherë nuk më duhej të blija asgjë. Unë jam një romantik i madh dhe e pranoj këtë në mënyrë të përsosur në mënyrën time të shikimit, gjërat, duke folur me njerëzit… Kam një anë pak fëmijërore. Nuk kam një shpirt të zhvilluar konkurrues, jam më i fiksuar pas bukurisë”, ka thënë Bellion për GQ.
Më interesantja nga të gjitha është deklarata se “dalja në revistën franceze të modës GQ kishte po aq kënaqësi për të sa edhe nënshkrimi i një kontrate me Manchester United”.
View this post on Instagram
Bellion edhe më herët ka shfaqur dashuri për modën dhe artin, ndërsa në një intervistë për “The Sun” në vitin 2018 ka treguar se nuk është rritur në pasuri apo në një familje që kishte shumë kontakte me artin.
“Unë nuk jam rritur me shumë art, vij nga një familje modeste. Megjithatë, në rini kam qenë i veçantë për gjërat që më pëlqenin dhe doja t’i kisha. Gjithmonë kam dashur, le të themi, atlete që nuk i kishte askush tjetër”, ka thënë Belion.
Ky talent dikur i madh luajti si sulmues dhe gjithashtu bëri katër paraqitje për kombëtaren e re franceze. Ai ishte më efikas te Bordeaux, ku shënoi 28 gola në 156 ndeshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë