LAJMI I FUNDIT:

Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri rreth orës 01:15 në mengjesin e së mërkurës në bodrumin e një objekti në rrugën “Ali Vitija”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 01:15, është pranuar informata se disa vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një objekti në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, si dhe janë ndërmarrë veprime të tjera për të parandaluar çfarëdo lloj rreziku. Përveç dëmeve materiale​, për shkak të tymit të krijuar, panikut ose arsye të tjera të ngjashme, disa persona kanë marrë trajtimin mjekësor”, ka thënë Borovci.


Sipas tij, aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit  po vijon punën e saj me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori