Dieta më e rrezikshme, sipas mendimit të mjekëve: Nëse ju ofrohet kjo dietë, refuzojeni!
![Dieta më e rrezikshme, sipas mendimit të mjekëve: Nëse ju ofrohet kjo dietë, refuzojeni!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/10/The-Risks-and-Benefits-of-the-Keto-Diet-722x406-780x439.jpg)
Do t’jua rrezikojë shëndetin
E ka shpikur Cole Robinson, i cili ka pranuar që nuk është profesionist shëndetësor, transmeton Telegrafi.
Nëse mendoni që e dini çdo dietë, patjetër do t’ju zhgënjejmë dhe zbulojmë që tani është shpikur dieta e re.
Dieta e gjarprit ka lindur nga agjërimi popullor i përkohshëm, ndërkaq ekspertët shëndetësorë e konsiderojnë jashtëzakonisht të rrezikshme.
Çfarë është dieta e gjarprit?
Dieta e gjarprit reklamohet si stil jetese, mirëpo sipas mendimit të nutricionistëve, nuk është e qëndrueshme.
E ka shpikur Cole Robinson, i cili ka pranuar që nuk është profesionist shëndetësor, por e përshkruan si “ngrënie proaktive”.
Si e ka shpjeguar Robinsoni, duhet të hani qëllimisht si gjarpri, në kuadër kohor prej vetëm një deri në dy orë në ditë.
Ti ha një vakt shumë të bollshëm dhe ai të mban me energji për një kohë të gjatë.
Sipas tij, kjo lloj diete mund të kurojë gjithashtu diabetin e tipit 2, herpesin, infeksione të ndryshme dhe në të njëjtën kohë të bën produktiv. Mjafton të hash njëherë gjatë shumë orëve.
Vakti thjesht duhet të jetë i bollshëm, por ka raste që mund të të duhet të jetosh vetëm me lëngje apo uthull molle për orë e orë të tëra.
Rreziqet shëndetësore të dietës së gjarprit
Qëllimi i qartë i kësaj diete është dobësimi nëpërmjet urisë, mirëpo metoda e tillë mund të ketë pasoja në shëndetin trupor dhe emocional, ndërkaq problematike është edhe si të shmanget efekti jo-jo.
Krijuesi i kësaj diete thotë që me ngrënien e sasive të mëdha të ushqimit në raport me atë sa mund të digjni çon në depozitim të tepricës dhe rrjedhimisht të shtimit të peshës trupore.
Kjo është e saktë, mirëpo për t’u dobësuar, nuk është e domosdoshme të mos hani ushqim dhe kështu të pengoni marrjen e kalorive.
Në këtë mënyrë trupin e privoni nga materiet vitale ushqyese.
Dietologët thonë se nuk do t’ia rekomandonin askujt dhe se nuk ka asnjë provë që tregon se kjo vlen.
Përveç kësaj, është pothuajse e pamundur fizikisht për këdo ta bëjë këtë për një kohë të gjatë.
Një njeri mund të rrijë disa orë pa ngrënë dhe gjithçka kjo dietë mund të bëjë është të të shtojë urinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht