Mediumet argjentinase dhanë të parët lajmin, se legjenda e vendit të tyre, por edhe e mbarë futbollit botëror, Armando Diego Maradona është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare
Maradona pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij ku ishte duke u rikuperuar pas një operacioni të fundit në tru të cilët iu nënshtrua në fillim të nëntorit për shkak të një hemorragjie.
Rreth dhjetë ditë më parë, shërimi i tij vazhdoi në shtëpi, megjithatë, ai ndërroi jetë të mërkurën.
Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave u largua vetëm tre javë pasi festoi 60 vjetorin e lindjes.
Një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë
Diego Armando Maradona ishte një nga futbollistët më të mirë në historinë e këtij sporti.
Ai lindi më 30 tetor 1960 në Buenos Aires. Maradona e udhëhoqi Argjentinën në titullin e Kupës së Botës 1986, kulmin e karrierës së tij të madhe.
Në karrierën e tij ai luajti për klube si për Argentinos Juniors, Boca Juniors, Barcelona, Napoli (ku ai fitoi dy tituj kampioni dhe mori statusin e një perëndie), Sevilla, Newell’s Old Boys dhe e përfundoi karrierën e tij në shtëpi, në Boca Juniors.
Pas karrierës së tij si futbollist u shkrua shumë për varësinë e tij nga droga dhe alkooli.
Ai filloi karrierën si trajner në Textil Mandiy, pastaj drejtoi për pak kohë Racing Club, dhe nga 2008 në 2010 ekipin kombëtar të Argjentinës.
Ai gjithashtu ishte trajner i Al-Wasl, Deportivo Riestru, Fujairah, Dorados de Sinaloa dhe klubi i fundit që drejtoi ishte Gimnasia de La Plate.
Maradona mbahet mend me lëvizjen e tij të njohur si “Dora e Zotit”, e cila eliminoi Anglinë nga Kupa e Botës 1986.
Shumë herë ishte afër vdekjes, në Argjentinë ai është një figurë hyjnore
Disa herë ai ishte afër vdekjes, por këtë herë fati deshi ndryshe. Këtë herë vdekja e ndaloi driblimin e tij.
Në Argjentinë, Maradona ishte gjithmonë më shumë se një hero sportiv – ai ishte një figurë hyjnore.
Në një vend që i ka mbijetuar shumë zhgënjimeve shoqërore dhe disa diktaturave ushtarake, Diego është bërë një simbol i shpresës dhe një idhull i miliona njerëzve.
Kështu që nuk është për t’u habitur që Argjentina është mpirë kur mbërriti lajmi i zi për vdekjen e tij. Në shok gjithashtu janë edhe në Napoli, qyteti ku Maradona gjithashtu kishte statusin hyjnor.
“Unë ëndërroj që mund të shënoj një gol tjetër kundër anglezëve, këtë herë me dorën time të djathtë”, kishte thënë ai në një nga intervistat e tij të fundit për “France Football”.
Njëri prej tyre tashmë e kishte shënuar me dorën e majtë, “Dora e Zotit”, siç tha ai pas ndeshjes.
Ishin golat që ai shënoi ndaj anglezëve në çerekfinalet e Kupës së Botës 1986 në një fitore 2-1 që mbase shënuan më shumë karrierën e tij si lojtar.
Maradona “kërceu” mbi portierin Peter Shilton për një epërsi 1-0 dhe shënoi një gol me dorë që e kishte ngjitur mbi kokë.
Gjyqtari tunizian Ali Bin Nasser e akordoi si gol pa u menduar. Anglezët protestuan, por goli nuk u anulua.
“Unë e godita topin pak me kokën time dhe pak me dorën e Zotit”, kishte thënë ai në atë kohë.
https://www.youtube.com/watch?v=MA6yE_5bQnc
Katër minuta më vonë Maradona shënoi një nga golat më të bukur të të gjitha kohërave. Ai e mori topin në gjysmën e tij dhe më pas kaloi katër futbollistë rivalë dhe portierin.
Një gol i pabesueshëm, që më vonë u shpall goli i shekullit. Gary Lineker arriti të shënonte në fund, por Argjentina pastaj vazhdoi tutje për ta fituar titullin e dytë të botës.
“Krenaria ime më e madhe është se i kam bërë njerëzit të lumtur përmes futbollit. Ndihem se u kam dhënë kënaqësi dhe argëtim atyre që më kanë parë në stadiume ose në televizione,” tha ai në atë kohë.
Fëmijëria e vështirë – pastaj dështime dhe skandale e panumërta ndër vite
Një nga futbollistët më të mirë që bota ka parë ndonjëherë, gjithashtu ka pasuar dështime dhe skandale të panumërta gjatë viteve që ia kanë kërcënuar njollosjen e trashëgimisë së tij përgjithmonë.
Pavarësisht nga të gjitha incidentet e tij, marrëzitë dhe problemet e alkoolit dhe drogës, ai mbeti një figurë magjepsëse.
“Talenti i tij dhe stili i jetës së egër e kanë shoqëruar që kur ishte i vogël. Ai thjesht nuk mund të kishte përfunduar ndryshe”, kishte thënë ish-shoku i tij i ekipit në Kombëtares e Argjentinës dhe me ekipin e Boca Juniors, Hugo Perotti.
Maradona lindi më 30 tetor 1960 në Lanus si i pesti nga tetë fëmijët, por u rrit në Villa Fiorito, një pjesë e varfër e Buenos Aires.
“Po binte shi më shumë se sa jashtë”, tregon Maradona një herë për shtëpinë e tij të parë. Në tre dhoma, pa ujë, jetonte e gjithë familja: Diego Sr dhe Tota, Diego Jr, katër motrat e tij më të mëdha dhe tre vëllezërit e motrat më të vogla.
Talenti i tij i jashtëzakonshëm ishte i dukshëm që në moshë të vogël, dhe karriera e tij u ndikua më së shumti nga xhaxhai i tij Cirilo, dikur portier i klubit të vogël Corrientes.
“Çdo gjë, ai mund të bënte çdo gjë me topin. Me kokë ose këmbë, çfarëdo. Topi thjesht i ngjitej Diegos”, kishte thënë Francisco Cornejo, skaut i Argentinos Juniors, i cili së pari dalloi talentin e Diegos.
Ai shpejt e tejkaloi ambientin lokal, me 15 vjet tashmë luan për Argentinos Juniors, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë në Primera. Në moshën 16 vjeçare, ai bëri debutimin e tij në fanellën “Gaucha”, në një ndeshje miqësore kundër Hungarisë dhe me 19, ai ishte lojtari më i mirë në Amerikën e Jugut për herë të parë.
Pas pesë vitesh me Juniors, në vitin 1981 ai u transferua në Boca Juniors.
Pavarësisht faktit se ai qëndroi vetëm një sezon në La Bombonera, Maradona e bëri atë të veçantë.
Me 28 gola në 40 paraqitje, ai e drejtoi ekipin drejt titullit në Primera Division. Edhe pse tifozët e Bocas dëshironin që ai të qëndronte përgjithmonë, pas vetëm një sezoni ai shkoi te Barcelona për një rekord të atëhershëm prej 7.3 milionë dollarësh.
Paraqitjet në Barca dhe Napoli, pezullim 15-mujor për kokainën
Pas dy sezonesh në Camp Nou ai u transferua në Napoli për një tjetër rekord botëror prej 13 milionë dollarësh.
Pas mbërritjes së tij në Napoli, gazetat lokale vunë në dukje se qyteti nuk kishte shkolla, autobusë, shtëpi, vende pune, por asgjë nuk ishte aq e rëndësishme sa Maradona.
75,000 njerëz ishin në prezantim e tij dhe ishte një ‘dashuri me shikim të parë’.
Në fanellën e Napolit, ai fitoi dy tituj të kampionatit italian, Kupën Uefa, Kupën e Italisë dhe Super Kupën. Në Napolin e çmendur për futboll, një gjeni futbolli është bërë perëndi. Pavarësisht suksesit në fushë, jeta personale e Maradonës po përkeqësohej dhe përkeqësohej.
Ai u largua nga Napoli në vitin 1991, ndërsa mori edhe një pezullim 15-mujor për abuzim me kokainën dhe pasi pezullimi u bashkua me Sevillen. Ai luajti vetëm 26 ndeshje për klubin e tij të ri spanjoll, dhe ishte larg suksesit që arriti në Napoli.
Nga Sevilla ai u kthye në shtëpi te Neëell’s Old Boys, por bëri vetëm shtatë ndeshje. Ndalesa e fundit e Maradonas ishte Boca Juniors (1995-1997).
Për Argjentinën për herë të fundit luajti në vitin 1994, karriera e tij si trajner dështoi
Për ekipin kombëtar, ai bëri dy paraqitjet e tij të fundit në Kupën e Botës 1994, ku pastaj rezultoi pozitiv për doping. Ai e përfundoi karrierën e tij në ekipin kombëtar me 34 gola dhe 91 paraqitje.
Ai e filloi karrierën e tij si trajner në Textil Mandiy, pastaj drejtoi për pak kohë Racing club, dhe nga 2008 në 2010 ekipin kombëtar të Argjentinës.
Ai gjithashtu ishte trajner i Al-Wasl, Deportivo Riestru, Fujairah, Dorados de Sinaloa dhe klubi i fundit që drejtoi ishte Gimnasia de La Plate.
Sidoqoftë, si trajner ai ishte shumë më pak i suksesshëm, madje i pasuksesshëm.
Pavarësisht nga jeta e tij e diskutueshme personale, ndikimi i Maradona në futboll nuk mund të mohohet.
Për të përshkruar më së miri Maradonën, duhet të merren fjalët Michel Platini “Gjërat që unë mund të bëja me topin, ai mund t’i bënte me portokallin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania