Diaz: Kisha në mendje tre opsione - Real Madridi, Real Madridi dhe Real Madridi

251:"MADRID, SPAIN - JANUARY 07: Brahim Diaz is presented to members of the press by Real Madrid president Florentino Perez after signing for Real Madrid at estadio Santiago Bernabeu on January 07, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images) 12:"Getty Images
Real Madridi ka prezantuar blerjen e Brahim Diaz nga Manchester City.
19-vjeçari u shpreh i lumtur për mundësinë e dhënë nga Los Blancos dhe me krenari e thotë se klubi spanjoll ishte dëshira e tij e vetme.
"Kjo është dita më e rëndësishme në jetën time pasi mbërrita në klubin që e kam ëndërruar si fëmijë", ka thënë Diaz gjatë konferencës për media në prezantimin e tij.

"Kur vendosa të largohem nga Manchester City në mendje kisha tre opsione. I pari ishte të luaja për Real Madridin, i dyti ishte Real Madridi dhe i treti të luaja për Real Madridin".
"Nuk doja të shikoja diku tjetër. E kuptoj përgjegjësinë që për këtë klub duhet të japi shpirtin".

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































