Diaspora e bashkuar maqedonase ka njoftuar se kanë mbledhur 17.000 dollarë për vendet e vërshuara në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga DBM informojnë se paratë do t'i dërgohen Kryqit të Kuq të Maqedonisë.


Këto para janë mbledhur nga 243 persona dhe subjekte nëpër të gjithë shtetet e botës ku ka maqedonas.

Gjithashtu, ata informojnë se ky projekt vazhdon edhe më tej dhe paralajmëron ende donacione./Telegrafi/