LAJMI I FUNDIT:

Dialogu i mbyllur pozitë-opozitë vazhdon deri në qershor

Dialogu i mbyllur pozitë-opozitë vazhdon deri në qershor

Dialogu i mbyllur mes partive në pushtet dhe një pjese të opozitës do të zgjasë deri në qershor të këtij viti, kur edhe pritet të publikohet raporti final me gjetjet dhe konstatimet e këtyre takimeve.

Krejt kjo do të bëhet me qëllimin e krijimit të një klime të favorshme politike, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëse zyrtarisht vazhdojnë të heshtin iniciuesit e këtij dialogu dhe shumica e pjesëmarrësve në takime, gazeta ka siguruar listën e temave që janë diskutuar në njërin nga takimet e mbajtura muajin e kaluar.


Tryeza e organizuar nga “Balkans Group” më 11 mars është titulluar “Sfidat e shtetndërtimit”, ku pjesëmarrës kanë qenë nga dy përfaqësues të LDK-së, të PDK-së, AAK-së e të Nismës.

Foto: Arkiv