Diagnostikimi i mbesës me leukemi - Dolce surprizohet nga vëllai në BBVK

Dolce ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke rrëfyer publikisht betejën e mbesës së saj me leukeminë.
Me lot në sy, ajo tregoi se si një lajm i papritur ndryshoi gjithçka për familjen e tyre.
Dolce tregoi edhe momentin kur mori telefonatën nga vëllai i saj, derisa pranoi se kjo situatë e ka mpirë emocionalisht.
- YouTube www.youtube.com
“Mbesa u diagnostikua me leukemi. Ka një vit që bën kimioterapi vajza. Fillimi ka qenë nga ato momente kur të duket sikur jeta jote mbaron, çdo gjë përfundon. Të jesh i fortë për shumë gjëra dhe të vjen një moment që je i paaftë, nuk ke forcë dhe, kur bëhet fjalë për shëndetin e mbesës tënde, ti nuk mund të bësh asgjë. Më merr vëllai në telefon dhe më thotë se vajza është diagnostikuar me leukemi. Mundoja t’i thoja: mos ki frikë”, tha ajo.
Tutje shtoi: “Filluan t’i binin flokët, i kishte kaçurrela, i binin te jastëku. Isha mërzitur për vajzën, por isha akoma më e mërzitur për vëllain tim. Unë nuk e shikoja dot, nuk e di si ta shpjegoj. Po e shikoja te mbesa ime një gjë kaq të rëndë. Unë jam fikur, nuk kam emocione, mundohem të gëzohem, por më duket se ka mbaruar çdo gjë derisa ta shoh që ajo ka bërë më mirë. Ajo është më mirë. Është duke u shëruar. Tani ndihem e vdekur brenda, do të lind për së dyti kur të bëhet mirë mbesa”.
- YouTube www.youtube.com
Dolce më pas u surprizua në shtëpi nga vëllai i saj dhe nipi, që i dhanë forcë për të vazhduar më tej.
E veç tjerash mori edhe një mesazh nga mbesa, për të cilën ndau rrëfimin prekës. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
- YouTube www.youtube.com





























































