LAJMI I FUNDIT:

Di Canio nuk kursen kritikat për formën e Lukakut te Chelsea

Di Canio nuk kursen kritikat për formën e Lukakut te Chelsea

Ish-ylli i Ligës Premier, Paulo Di Canio ka kritikuar performancën e Romelu Lukakut në Chelsea, duke pretenduar se ai është thjesht një sulmues “i mërzitshëm” dhe “jo-funksional”.

Belgu u bashkua me The Blues për 115 milionë euro këtë verë, pas një periudhe të shkëlqyer te Interi. Pas një fillimi të fortë, përfshirë një gol debutues kundër Arsenalit, golat kanë munguar për lojtarin.

Për shumicën, kjo mund të arsyetohet, por sipas Di Canio, ka çështje më themelore në lojë.


Image Credit: PA

“Kam dëgjuar (Giuseppe) Bergomi duke krahasuar (sulmuesin e Napolit, Victor) Osimhen dhe Lukakun. Por, Osimhen ka një shpirt tjetër, ai nuk është i mërzitshëm”, ka thënë ish sulmuesi i Ëest Hamit dhe Sheffield Ëednesday në Sky Calcio Club.

“Kur vështirësia u rrit, ai nuk shënoi asnjë gol në pesë ndeshje me Chelsean. Dhe nuk është faji i Chelseat, ata janë të parët (në tabelë) edhe pa golat e tij”.

Image Credit: PA

“Edhe nëse Lukaku është më i fortë se Llorente. Lukaku është funksional për një lloj loje të caktuar”, ka shtuar më tej Di Canio.

Thomas Tuchel ende i beson belgut me lojën e tij edhe pse ky i fundit nuk është një sulmues që mund të driblojë kundërshtarët, por vetëm pret topin në zonën kundërshtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori