Në podcastin e radhës “Shëndeti në rend të parë” është folur për dhurimin vullnetar të gjakut.

Doktoresha Sanije Uka Tërnava dhe Albana Gashi Mavraj, menaxhere e promovimit të dhurimit të gjakut në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë folur rreth rëndësisë së dhurimit të gjakut dhe të gjitha procedurave që ndjekin.


Doktoresha Tërnava ka sqaruar shumë gjëra që përcjellin dhurimit e gjakut, caktimi i grupit të gjakut, kush mund të jep gjak, si përgatitet një person, sa zgjat procedura, sa shpesh mund të japim. etj.

“Sasia e gjakut që jepet është një sasi që qëndron rezervë në organizëm dhe nuk bën telashe asnjëherë. Meshkujt në vendin tonë mund të japin çdo tre muaj, ndërsa gratë tri herë në vjet për shkak të ciklit”, tha doktoresha.

Doktoresha Sanije Uka Tërnava

Tutje, doktoresha Tërnava theksoi se me dhënien e gjakut ripërtërihet organizmi.

“Automatikisht brenda organizmit fillojnë të krijohen rruazat e reja të gjakut dhe është ndjenja që po shpëton jetë që nuk mund të përshkruhet me asgjë”, tha ajo.

Ndërkaq, menaxherja Mavraj ka treguar se QKKTGJ përveç “Javës së dhurimit vullnetar të gjakut” realizon në vazhdimësi aksione.

Albana Gashi Mavraj

Gashi -Mavraj tregoi edhe cilat janë rajone të cilat prijnë për dhurimin e gjakut, si përgatiten për terren, cilat janë kriteret për organizimin e aksioneve për dhurimin e gjakut, etj.

Podcasti "Shëndeti në rend të parë" mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/