Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, ka qenë mjaft aktive këtë verë sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Ajo është aktualisht duke shijuar sukseset e dy projekteve muzikore më të fundit “Ferrari” dhe “Fajet” në bashkëpunim me reperin Azet.


Të dyja këto projekte janë pritur mirë nga fansat e saj.

Ashtu siç rëndom po ndodh me të gjithë këngëtarët e estradës, edhe Dhurata Dora këtë verë ka ngelur pa koncerte shkaku i pandemisë globale COVID-19.

Megjithatë, ajo ka shfrytëzuar këto kohë që të kalojë disa ditë të mira pushimi dhe të fokusohet në punën për këngë të reja.

dhuratadora 111931695 2349251618710634 5654203474873890146 n

Dora ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi mjaft atraktive, të realizuara në Marbella të Spanjës, të realizuara gjatë xhirimeve të klipit "Fajet".

Ajo duket mjaft atraktive mbuluar me një pëlhurë të zezë, teksa vë në pah linjat trupore.

dhuratadora 110255409 1195965167413527 917671936020381586 n

“Mos mi le ti fajet”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke treguar kështu se ndodhet në euforinë e refrenit të këngës së saj më të fundit. /Telegrafi/

dhuratadora 110719362 1161843284209911 580692693896250933 n