Dhurata Dora sërish sjell imazhe atraktive nga pushimet

Ajo është njëra nga këngëtaret që ka arritur të grumbullojë mijëra fansa për shkak të interpretimit të veçantë të këngëve të saj.
Bëhet fjalë për artisten e njohur Dhurata Dora, e cila që nga paraqitja e saj ka dëshmuar veten se ka vend në industrinë muzikore.
Sidoqoftë, sikurse edhe një pjesë e madhe e estradës shqiptare, edhe bukuroshja brune ka filluar pushimet në Marbella të Spanjës.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Dhurata ka publikuar një fotografi, ku ka theksuar linjat e tonifikuara trupore.
Me stil të ri të flokëve, ajo dukjes i ka bashkangjitur edhe një grim të lehtë, ndërsa është veshur plot stil.
Ndërkaq “Ferrari” titullohet projekti i fundit nga ajo, që deri më tani ka marrë mbi 6 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/



















































