Dhunë në familje, sulm e lëndime trupore – Prokuroria e Gjilanit vepron me aktakuza

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për një periudhë prej 48 orësh, si dhe ka ngritur katër aktakuza ndaj katër të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.
Sipas komunikatës zyrtare, ndalimi 48-orësh është bërë ndaj një personi që dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.
Ndërkohë, dy nga aktakuzat janë ngritur ndaj dy personave të ndryshëm për veprën penale “Rrezik i trafikut publik”.
Aktakuza e tretë ka të bëjë me veprën “Sulm”, ndërsa e katërta ndaj një personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria ka theksuar se procedurat ligjore ndaj të dyshuarve do të vazhdojnë sipas ligjeve në fuqi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































