Dhuna në internet dhe gjuha e urrejtjes, ndër sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë

Dhuna në internet, gjuha e urrejtjes, presionet nga moshatarët dhe rreziqet për shëndetin mendorë, janë disa nga sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë. Qendra për hulumtime, dhe krijim politikash po punon me të rinjtë e 9 komunave në vend, me qëllim rritjen e vetëdijes, dhe parandalimin e këtyre dukurive.
“Të rinjtë sot përballen me më shumë probleme, prej asaj se sa janë të varur nga përdorimi i teknologjisë, e ajo ndikon te mënyra e tyre e komunikimit, ku nuk munden ta shprehin ndjenjat dhe emocionet. Më pas ajo ndikon se çfarë raporte krijojnë mes vete edhe me miqtë, por edhe me partnerët e tyre. Më tej se si i pranojnë ata që janë ndryshe nga ta, por edhe fenomenet sociale të alkoolizmit dhe përdorimit të drogës”, deklaroi Marija Ristevska, Qendra për hulumtime.
Edhe përfaqësues të Ministrisë, pajtohen se këto programe, përmes përfshirjes aktive të të rinjve, mund të ndihmojnë të rinjtë të mësojnë të sillen pa dhunë dhe të njohin stereotipet e dëmshme.
“Jemi dëshmitarë se të rinjtë sot ballafaqohen me shumë sfida, dhuna online, gjuha e urrejtjes, presione nga moshatarët, rreziqet e shëndetit mendor, modele toksike të të qenit mashkull apo femër. Prandaj na nevojiten qasje që në mënyrë direkte i kyçin të rinjtë si pjesëmarrës aktiv”, tha Mirjana Zllatanova, Përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit.
Ambasadorja Holandeze bëri thirrje që Institucionet vendimmarrëse të mbështesin shoqërinë civile në këto përpjekje dhe t’i përfshijnë ato në plan programin e shkollave.
“Do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi, dhe momentin e strategjisë së re dhe t’i lus ata që marrin mendime, t’a mbështesin shoqërinë civile në këto përpjekje, t’i përshëndesin rezultatet dhe t’i përfshijnë ato në plan programin e shkollave”, u shpreh Ozlem Xhanel, Ambasadore e Holandës në Shkup.
Ambasadorja holandeze tha se në këtë mënyrë në agjendën kombëtare mund të vendosen vlerat evropiane, të drejtat e njeriut dhe veçanërisht barazia gjinore. /Alsat.mk

















































