LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në familje ende po mbahet e fshehur në Kosovë (Video)

Dhuna në familje ende po mbahet e fshehur në Kosovë (Video)

Dhuna në familje në Kosovë vazhdon të jetë e theksuar dhe ka rritje.

Por, sipas statistikave në vendin tonë ka një tolerancë, sa i përket dhunës fizike.


Aktivistja e Rrjetit të Grave në Kosovë, Adelina Berisha ka thënë se dhuna në familjet kosovare është mjaft e shprehur por statistikat sipas saj nuk po e tregojnë realitetin.

“Në bazë të hulumtimeve të ndryshme del se veprat e dhunës në familje mbeten si instancë e trajtimit të lëndë civile”, thotë Adelina Berisha për RTV Dukagjinin.

Pikërisht për këtë arsye, Rrjeti i Grave në Kosovë së bashku me organizata tjera kanë përpiluar definicionin e dhunës në familje që shpresojnë të përfshijnë në Kodin Penal.

“Ne si Rrjet i Grave kemi propozua që gjatë ndryshimeve të kodit penal të futet edhe definicioni i dhunës në familje dhe ngacmimit seksual. Definicioni i ngacmimit seksual është pranuar në tërsi ashtu si ne e kemi dorëzuar, por ka hezitime për dhunën në familje, pasi edhe si fenomen është më i ndjeshëm në shoqërinë tonë”m përcjell Telegrafi.

Me këtë pajtohen edhe qytetarët, që thonë se ky fenomen e ka përcjellë shoqërinë tonë ndër shekuj.

“Shume raste edhe nuk raportohen për shkak të frikës së prishjes së marrëdhënies, por edhe për shkak të inatit se mos dëgjojnë fqinjët që në familje nuk janë raportet e mira. Rastet e tilla mbesin në heshtje për fat të keq”, shprehet qytetari Asllan Berisha.

Një qytetar tjetër shprehet se duhet punuar në shkolla por edhe sanksionet penale duhet të vijnë në pyetje.

“Në disa vise ende ka dhunë familjare, por duhet të punojnë institucionet tona arsimore, por edhe ato juridiko-penale”, deklaron Vesel Veseli.

“Dhuna ka është dhe ka qenë prezente sepse femrat kanë qenë te varura në aspektin ekonomik. Por sot femrat nuk po durojnë më pasi po pavarësohet edhe ekonomikisht” thotë qytetari Avdi Limani.

Sipas Adelina Berishës edhe mungesa e qendrave për trajtimin e viktimave të dhunës në familje po paraqet problem./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Lajme
Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Lajme
SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

Lajme
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Politikë
Kalo në kategori