Përkundër vendimit të qeverisë që është kufizuar orari i punës për disa kategori, sektori i ndërtimtarisë në disa raste nuk është duke e zbatuar këtë vendim.
Nga disa pamje që ka siguruar KP disa punëtorë në kryeqytet janë duke vazhduar punën e tyre në mënyrë të rregullt, pavarësisht thirrjes së ekzekutivit që nga ora 11:00 deri në ora 17:00 të ndalet puna në këtë sektor për shkak të temperaturave të larta. Ndërkaq, këto shkelje janë konfirmuar edhe nga Inspektorati i Punës.
Kryeinspektori në këtë institucion, Hekuran Nikçi ka thënë se vetëm ditën e shtunë janë evidentuar 28 kompani që nuk e kanë respektuar vendimin, për çfarë tha se do të shqiptohen gjoba.
Nikçi thotë se dje dhe sot kanë vazhduar me inspektime, ndërsa shton se në sektorin e ndërtimtarisë kishin gjetur më së shumti shkelje.
“Vendimi i ministrisë së Shëndetësisë është hy në fuqi të premten e kaluar pasdite, ne me 13 menjëherë kemi filluar me mbikëqyr në terren zbatimin e tij nga subjektet. Me 13, ditë e shtune, në fund të ditës kemi evidentuar 28 kompani të cilat nuk e kanë respektuar vendimin dhe ndaj këtyre kompanive do të shqiptohen gjoba. Të dielën kemi vazhduar serish me inspektime, edhe sot kemi vazhduar serish, dhe do të vazhdojmë deri më 20 korrik, deri kur është edhe në fuqi vendimi…Sektori i ndërtimtarisë, (kishte më shumë shkelje), aty parashihet që në këtë sektor, të mos punohet nga ora 11 deri në ora 17:00 pasdite në ambiente të hapura”, thotë Nikçi.
Ndërkaq, disa kompani tjera që po respektojnë vendimin, kërkojnë nga qeveria që të subvencionohen, pasi të njëjtit thonë se po dëmtohen.
Kontraktori i një kompanie në vend, Ibish Bardhi thotë se nga ky vendim janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë, pasi siç thotë ai, kanë disa projekte që duhet të përfundojnë me datë të caktuar. Ndërsa, ka kërkuar nga shteti që të kompensohen për orët e humbura të punës pas vendimit.
“Normal se na pengon, është duke na vonuar punën, dhe i kemi punët që duhet të kryhen me datë. Normal kur te ndërprenë punën duhet të na kompensojnë, sepse ne jemi kompani që punojmë, dhe me këtë jetojmë”, thotë Ibishi.
Mediumi ka dërguar pyetje edhe tek ministritë përkatëse nëse kanë iniciuar ndonjë kërkesë që të kompensohen kompanitë që janë të prekura nga vendimi, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kësaj teme.
Ndonëse e mirëseardhur, ky vendim shihet të jetë edhe i dëmshëm nga njohës të ekonomisë. Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrija, thotë se qeveria duhet të ndërmarrë hapa të ndihmojë kompanitë që janë prekur në këtë drejtim.
“Një vendim i tillë i qeverisë për fuqinë punëtore është i mirëseardhur për shëndetin e popullatës në përgjithësi, por duhet të kenë të qartë se kjo është koha e vlugut më të madh të punëve sidomos projektet në sektorin e ndërtimit mbesin mbrapa, kështu vlerësoj në këtë drejtim qeveria duhet të merr masa për subvencionimin e bizneseve të tilla, apo edhe t’i subvencionojë përmes taksave, tatimeve sepse pa dyshim humbin kohë. Në këtë drejtim qeveria duhet të merr hapa në këtë drejtim”, thotë Mustafa.
Ndërkohë sektori publik është duke e respektuar vendimin sa i përket lirimit nga puna për kategoritë e caktuara, gratë shtatzëna dhe qytetarët me sëmundje kronike që duhet të punojnë me gjysmë orari.
Kujtojmë se, për shkak të temperaturave të larta ditëve në vijim, ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizohet orari i punës nga data 13.07.2024 për disa kategori.
Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.
“Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
MSh po ashtu ka marrë vendim që nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.
Ndërsa, pjesë e vendimit është që në gjithë territorin e Kosovës, puna në ndërtimtari të ndalohet nga ora 11:00 deri në ora 17:00. Po ashtu ndalohet edhe qarkullimi i automjeteve mbi 7.5 ton nëpër rrugët e Kosovës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar një listë e sëmundjeve kronike, të cilat mund të konsiderohen me rastin e zbatimit të vendimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame