Dhjetëra të vdekur në Gjermani, Merkel reagon nga SHBA-ja: Po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta kaluar katastrofën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po e vazhdon vizitën ndoshta të fundit në SHBA, megjithëse janë raportuar 42 të vdekur si pasojë e vërshimeve të shkaktuar nga moti i ligët që po mbretëron në Gjermani.
Merkel, e cila është për një vizitë në Washington DC dhe ku do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse, raporton bbc.
https://twitter.com/disclosetv/status/1415624670720794624
"Këtu në Uashington, mendja ime është gjithmonë me njerëzit në atdheun tonë", tha ajo.
"Ne nuk e dimë ende numrin, por do të ketë shumë - disa në bodrumin e shtëpive të tyre, disa si zjarrfikës që përpiqen t'i sigurojnë të tjerët", e citoi atë të thoshte Die Welt.
"Dhe unë i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta të afërmve të tyre. Do të bëhet gjithçka për të gjetur njerëzit që ende janë zhdukur", shtoi kancelraja gjermane.




















































