Dyzet e një persona, punonjës të TEC Manastir, kërkuan ndihmë mjekësore në ISHP Spitalin Klinik të Manastirit sot deri në orën 15:00 për shkak të problemeve me stomakun.

Në një deklaratë për mediat, Haralambos Sidiropoulos, specialist i sëmundjeve infektive, theksoi se të gjithëve u është ofruar ndihmë mjekësore dhe shumica e tyre janë dërguar për trajtim në shtëpi.


"81 persona kanë ardhur në departamentin tonë me probleme me stomakun, të vjella dhe temperaturë. Të gjithë kanë të njëjtën pamje klinike dhe si shkak përmendën konsumimin e lazanjës me salcë në kuzhinën e TEC Manastir.

Shumica e punonjësve kanë një formë të lehtë klinike, disave u dhamë infuzion, dhe një person është dërguar në Departamentin e Brendshëm për terapi të mëtejshme", tha Sidiropoulos.

Problemet shëndetësore të punonjësve të TEC Manastir u regjistruan sot, dhe institucionet kompetente po kryejnë një ekzaminim dhe analizë të problemit./Teegrafi/