Nuk kanë të ndalur probleme e banorëve të vendeve të vërshuara. Dhjetëra qytetarë nga venbanimet e Shkupit kanë kërkuar ndihmë nga klinika universitare për sëmundje infektive, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Angela Mimi-Hristov nga Klinika për sëmundje infektive për fëmijë ka thënë ''Kemi katër fëmijë të hospitalizuar në infektive. Kanë probleme me lëkurën. Erdhën me ankesat se janë alergji por e vërtetuam se është vetëm infektim me bakterie.''


''Kemi dërguar ekipet tona edhe nëpër shtëpi për njerëzit e palëvizshëm dhe me sëmundje kronike. Në hyrje të fshatit Stajkovci ka edhe ekipe tona mobile dhe e bëjmë të pamundërën t'i shërojmë dhe qetësojmë.'' thotë në mes tjerash Angela Mimi-Hristov nga Klinika për sëmundje infektive./Telegrafi/