Dhjetë thënie të Gandhit: Bëhuni ndryshimi që doni ta shihni në botë
Konsiderohet një nga personalitetet e rralla në historinë e humanizmit dhe politikës që ka lënë porosi me vlerë për njerëzimin para se të vdiste. Më poshtë mund të lexoni dhjetë mesazhe të Mahatma Gandhit:
- Lumturia arrihet kur në harmoni janë ajo që mendon, ajo që thua dhe ajo që bën.
- Aty ku ka dashuri, ka edhe jetë.
- Besimet e juaja bëhen mendimet e juaja; mendimet e juaja bëhen fjalët e juaja; fjalët e juaja bëhen veprimet e juaja; veprimet e juaja bëhen zakonet e juaja; zakonet e juaja bëhen vlerat e juaja; vlerat e juaja bëhen fati juaj.
- Shëndeti është pasuria jote e vërtetë.
- Ruaj gjithmonë sensin e humorit.
- Jeta jote është mesazhi yt.
- Veprimet që bën tregojnë prioritetet e tua.
- Madhështia qëndron në faktin se jemi në gjendje të përmirësojmë vetveten.
- Duhet të jesh gjithmonë në shërbim të të tjerëve.
- Bëhuni ndryshimi që doni ta shihni në botë. /Telegrafi/





























