Dhjetë sportistët më të paguar francezë, Pogba nuk është më i paguari (Foto)

Sportistët francezë luajnë një rol të rëndësishëm në botë e sportit.
Futbollistët dhe basketbollistët francezë kanë pushtuar botën, ndërsa edhe pagat e tyre janë marramendëse.
Mbi 10 sportistë francezë paguhen mbi 10 milionë euro.
Listën e nis ylli i Marseilles, Dimtri Payet, me 9.5 milionë euro pagë.
Pas tij vijnë Samir Nasri (10.3) dhe Blase Matuidi (11.4), transmeton Telegrafi.
Në pozitën e shtatë vjen Antoine Griezmann (12.3) , ndërsa iu gjashti është basketbollisti Joakim Noah i New York Knicks me pagë prej 13.9 milionë euro.
Franck Ribery i Bayern Munich dhe Nicolas Batum i Charlotte Hornets, paguhen nga 14 milionë euro në vit, shkruan Marca.
Podiumin e mbyll Karim Benzema i Real Madridit me 15.6 milionë euro.
Paul Pogba i Manchester United paguhet 18 milionë euro,ndërsa francezi më i paguar në botë është basketbollisti Tony Parker i San Antonio Spurs me 19.6 milionë euro. /Telegrafi/
Sportistët dhe pagat e tyre10.Dimitri Payet (Marseille): 9.5 milionë euro

3.Karim Benzema (Real Madrid): 15.6 milionë euro





























































