Shtatzënia është një ndër shkaktarët kryesorë të dhimbjeve në shpinë te femrat
Gjatë atyre nëntë muajve boshti juaj kurrizor duhet patjetër të përshtatet në mënyrë që të përballojë peshën e mitrës dhe bebes.
Dhimbjet shfaqen kur mitra e rritur ndryshon qendrën e gravitacionit dhe në atë mënyrë bart peshën më të madhe në shpinë dhe ju kërruseni. Prandaj, mos u çuditni që dhimbja në shpinë është njëra ndër vështirësitë më të shpeshta të shtatzënisë dhe shfaqet te 50 deri në 80 për qind të femrave në faza të ndryshme të shtatzënisë.
Ekzistojnë dy lloje dhimbjesh në shpinë gjatë shtatzënisë. Lloji i parë është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, por mund të shfaqet në cilindo moment të shtatzënisë edhe pse te shumica e femrave simptomat e para shfaqen në javën e 18-të shtatzënisë dhe bëhen më intensive me avancimin e shtatzënisë.
Duhet theksuar se si kjo dhembje zakonisht tërhiqet spontanisht tre muaj pas lindjes, mirëpo në disa raste bëhet kronike, transmeton Telegrafi.
Lloji tjetër i dhimbjeve është dhembja në komblik e cila shtohet me afrimin e lindjes, posaçërisht nga java e 36-të deri në të 38-n e shtatzënisë, kur bebja fillon të lëshohet në komblik.
Dhimbjet në komblik gjatë shtatzënisë mund të përhapen në vithe dhe në pjesën e poshtme dhe të epërme të komblikut, por mund të shfaqen edhe në formën e shtangimit në mëngjes.
Disa shkaktarë të dhimbjeve të cilat shfaqen në periudhën e shtatzënisë së hershme:
– Tendosja e ligamenteve të mitrës, të cilat femra herë-herë i ndien si manifestime të paqarta të dhimbjeve të cilat shfaqen përkohësisht; karakteristike se pikërisht janë të përkohshme.
– Inflamacioni i rrugëve urinare, aq më parë pielonefritisi; në këtë kategori është dukuri e rrallë e dhimbjeve pa ngritje të temperaturës trupore. Herë-herë konkrementet po ashtu shkaktojnë dhimbje në shpinë.
– Presioni në rrënjët e nervave dalëse; ky megjithatë është manifestim i vonshëm, mirëpo herë-herë shfaqet edhe në fazën e hershme të shtatzënisë.
– Sëmundjet reumatike apo neurokirugjike dhe çrregullimet; këto dhembje janë të përhershme, ndërkaq i shkaktojnë prolapsa e diskut të boshtit kurrizor, anomali të caktuara të zhvillimit të boshtit kurrizor (kifo-skolioza etj.). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit