LAJMI I FUNDIT:

Dhimbja dhe mpirja e qafës

Dhimbja dhe mpirja e qafës

Fare pak gjëra janë më ngacmuese e të parehatshme se dhembja dhe mpirja e qafës, që mund ta prekë çdokënd, në çfarëdo moshe.

Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375;  044 180 052

Shtylla e kurrizit është e përbërë nga 24 kocka të quajtura unaza, të radhitura njëra mbi tjetrën. 7 unazat e para të shtyllës ndodhen në qafë dhe njihen me emrin unaza cervikale.

Ato janë të gjitha të ndërtuara hollë, të buta dhe vendet e bashkimit të tyre, nyejt lidhin secilën kockë tjetër duke lejuar shumë lëvizje. Unazat kanë përballë një sipërfaqe të madhe cilindrike të quajtur trupi i unazës dhe prapa janë të vendosura harqet të cilat e mbrojnë palcën e kurrizit.


Ndërmjet unazave ka hapje të vogla përmes të cilave kalojnë nervat jashtë nga palca e kurrizit në qafë dhe krahët. Palca e kurrizit është nervi kryesorë që del nga truri përmes qafës dhe arrin deri në pjesën e poshtme të kurrizit. Përmban nervat në të gjitha pjesët e trupit.

Përmes shtyllës cervikale kalojnë gjithashtu edhe arteriet e unazave që transportojnë gjakun nga zemra në tru dhe furnizojnë pjesët e trurit duke e ruajtur ekuilibrin.

Midis unazave ndodhen disqet kërcore (kartilagot) të njohura si disqe intervertebale. Struktura e këtyre disqeve është e ngjashme në gjithë gjatësinë e shtyllës kurrizore, e përbërë nga një bërthamë si xhelatinë (nucleus pulposus) të rrethuara nga një shtresë e fortë fibrash (annulus fibrosus). Kolona e unazave përforcohet nga disa ligamente dhe muskuj. Ato e bëjnë kolonën më të fortë ndërsa lejojnë atë të lëvizë lehtësisht.

Qafa si pjesë e shtyllës së kurrizit është e ngjashme me pjesën tjetër, por ndryshon në atë që ka për qëllim të lëvizë më shumë dhe në drejtime të ndryshme, gjithashtu qafa nuk i duron ngarkesat e rënda që mund të përballën nga pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore.

Dy unazat e sipërme në qafë janë shumë të ndërlikuara dhe ju mungon trupi kryesor nga sipër. Kjo zëvendësohet nga një bërthamë drejtuar nga trupi i unazës poshtë dhe shërben si një bosht rrotullimi i cili lejon kokën të rrotullohet mbi qafën. Unaza në majë mban peshën e kafkës dhe quhet atlas, si gjiganti mitologjik i cili e mban botën mbi supet e tij.

Shpesh dhembja dhe mpirja në qafë shkaktohen nga lëvizja e disqeve në pjesën e sipërme të kurrizit saktësisht të qafës. Kjo mund të ndodhë në mosha ta ndryshme, duke filluar nga mosha më e re madje edhe para moshës 25 vjeç e gjer tek mosha e shtyrë. Ky çrregullim ndryshon nga personi në person. Disqet e unazave lëvizin dhe kjo bënë që hapësira në mes të unazave të bëhet më e ngushtë duka shkaktuar të ënjturit, përflakjen e fijeve të nervave gjë që personi ndjenë dhembje.

Disqet tkurren rreth cepave të tyre dhe në anën vertebrale rriten nga jashtë. Skajet kockore quhen osteofite. Ndryshimet të ngjashme ndodhen edhe në nyje në mes harqeve vertebrale. Këto ndryshime të gjetura në spondiliartroza cervikale e qafës mund të shihet me ekzaminimin e rezeve X (radiografinë) dhe janë të pranishme të pothuajse çdo njeri pas moshës 65 vjeç.

Kur ndodhin këto ndryshime shkaktojnë dhembje. Megjithëse shumë njerëz mund të mos kenë dhembje në qafë, madje edhe ndryshime të rëndësishme mund të shikohen në radiografitë e tyre. Dhembja shkakton edhe tendosjen e ligamenteve dhe mpirjen e qafës.

Disqet e lëvizura dhe të përflakura (të ënjtura ndonjëherë pickojnë rrënjët nervore dhe kjo shkakton dhembje, mpirje të forta nga qafa poshtë tek krahët dhe shpatullat. Nëse prej ostefiteve shtypet arteria vertebale, redukohet furnizimi me gjak i sipërfaqes së trurit e cila kontrollon ekuilibrin, mund të shkaktojë marrje mendsh, migrenën, (kokëdhembjen kronike) dhe në raste rralla edhe verbim.

Nganjëherë dhembja dhe mpirja e qafës mund të ndodhë për shkak të qëndrimit në rryma ajri ose ekspozimi ndaj ftohtit dhe lagështisë.

Gjithashtu dhembja dhe mpirja e qafës mund të ndodhë për shkak të pozicionit jo të duhur të qëndrimit në punë. Nëse tavolina e punës është shumë e ulët dhe ju duhet të punoni me kokën e përulur dhe dhembja e mpirja e qafës ndodhë për shkak të lodhjes së ligamenteve.

Qëndrimi i shtrirë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dhembjen dhe pirjen e qafës. Mandej përdorimi i 2-3 jastëkëve mund të shkaktojë këtë problem. Gjithashtu nëse dysheku është tepër i butë mund të shkaktojë dhimbjen dhe mpirjen e qafës. Nganjëherë disa prej këtyre problemeve mund të qetësohen nga fjetja në shtrat më të forte dhe duke përdorur vetëm 1 jastëk.

Andaj, të dashurit tonë, nëse dhembjet dhe mpirja e qafës nuk mënjanohen me përdorimin e dyshekut më të fortë, jastëkut të përshtatshëm, çlodhjes, mandej edhe përdorimit të ilaçeve të ndryshme që na rekomandojnë mjekët e shumtë, tabletave të ndryshme, qetësuese dhembjesh etj., ju rekomandojmë që të provoni edhe ju metodën e natyrshme të thjeshtë dhe jo të dhembshme të kiropraktikës dhe të të ashtuquajtur “kthimit në vend, palosjes” të diskut apo disqeve të lëvizura, të cilët duke prekur nervat e përafërta shkaktojnë dhembjen ngacmuese, madje edhe mpirjen e qafës, krahëve e nganjëherë edhe të duarve gjer tek fundi i gishtërinjve.

Kjo metodë e shërimit është duke u aplikuar edhe tek ne në Kosovën, tani e disa vite, është kiropraktikë kroate me traditë më se 150 vjet. Ne, tanimë kemi shkruar disa artikuj në këtë portal, madje edhe duke dhënë përgjigje në pyetjet e juaja dhe duke ndihmuar, numër jo të vogël të pacientëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori