LAJMI I FUNDIT:

Dezen për çanta dhe rroba: Çdo kombinimi i japin dukje luksoze!

Dezen për çanta dhe rroba: Çdo kombinimi i japin dukje luksoze!

Do të dominojnë e zeza, e gështenjta në të errët, e gjelbra në të errët dhe ngjyra e kaltër e errët

Dezeni animal viteve të fundit është hit i plotë, mirëpo kur është fjala për rrobat dhe aksesorët siç janë çantat, “lëkurës” së krokodilit këtë vit nuk do të jenë barabarta, transmeton Telegrafi.


Gjatë dimrit dhe pranverës 2020 më të dëshiruara do të jenë kombinimi i astragalëve apo çizmeve të thjeshta me taka të larta dhe çantat me këtë motiv hit.

Siç edhe jemi mësuar, kur është fjala për ditët e ftohta, do të dominojnë këto ngjyra: e zeza, e gështenjta në të errët, e gjelbra në të errët dhe e kaltra në të errët, ndërkaq juve ju takon të gjeni mënyrën që këto pjesë hit t’i përfshini në stilin tuaj.

Stilistët konsiderojnë që detyrë më e lehtë se kjo nuk ekziston, sepse fjala është për pjesët e rrobave të thjeshta dhe të sofistikuara, që lehtë do t’i bartni bash në çdo kombinim ditor! /Telegrafi/