LAJMI I FUNDIT:

Deva Cassel po ndjek hapat e të ëmës, pushtoi pasarelën në Milano

Deva Cassel po ndjek hapat e të ëmës, pushtoi pasarelën në Milano
(Foto: Gemma-Rapho/Getty)

Vajza e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel, Deva Cassel, ka reklamuar në sfilatën e Dolce & Gabbana në Javën e Modës në Milano.

19-vjeçarja kishte veshur një fustan të zi elegant dhe taka, ndërsa e kompletoi dukjen me grim të thjeshtë dhe një model të lëmuar flokësh.


Vajza e Monica Belluccit ua kujton fansave nënën e saj të famshme gjatë xhirimeve të një reklame në Romë
Lexo po ashtu Vajza e Monica Belluccit ua kujton fansave nënën e saj të famshme gjatë xhirimeve të një reklame në Romë

Në këtë sfilatë morën pjesë edhe Irina Shayk e Vittoria Ceretti (e dashura e re e Leonardo DiCaprios). Shumë të famshëm ishin në audiencë, duke përfshirë Kylie Jenner e Rose Huntington-Whiteley.

(Foto: WireImage)

Ajo më herët ka deklaruar se dëshira e saj e madhe është të ndjekë hapat e nënës dhe të arrijë një karrierë të suksesshme në botën e modës.

Edhe pse është e fokusuar te moda, Deva nuk ka në plan ta lërë pas dore aktrimin. Gjegjësisht, së fundmi është bërë e ditur se ka marrë një rol në serialin e Netflix, “The Leopard”, xhirimet e të cilit nisën në fillim të këtij viti.

Monica Bellucci dhe vajza e saj Deva pozojnë për kopertinën e Vogue
Lexo po ashtu Monica Bellucci dhe vajza e saj Deva pozojnë për kopertinën e Vogue

Me nënën e saj, aktoren e famshme, Monica Bellucci, ka bashkëpunuar vetëm një herë duke pozuar për edicionin italian të revistës Vogue: “Xhirimi ishte shumë argëtues dhe ne u afruam edhe më shumë”.

Deva është vajza e Monicas me aktorin Vincent Cassel, me të cilin kanë qenë të martuar nga viti 1999 deri në vitin 2013. Ajo ka një motër 11 vjeçare me emrin Leonie. /Telegrafi/

(Foto: Gamma-Rapho/ Getty)