LAJMI I FUNDIT:

Deti dhe muzika ndriçojnë natën e tretë të Prishtina Gastronomy Festival

Deti dhe muzika ndriçojnë natën e tretë të Prishtina Gastronomy Festival

Mbrëmja e tretë e Prishtina Gastronomy Festival nisi me degustime të shijshme të ushqimeve të detit nga Emerald Hotel.

Vizitorët patën mundësinë të shijojnë specialitete të freskëta dhe të përgatitura me mjeshtëri, duke filluar kështu mbrëmjen me një notë të lartë kulinare.


Pas shijimeve të mrekullueshme, skena u ndriçua nga grupi i ri dhe i talentuar, Rilindja. Ky grup i të rinjve na bëri të ndjehemi krenarë me performancën e tyre të muzikës popullore qytetare, duke vazhduar kështu një traditë të dashur dhe të rëndësishme për kulturën tonë.

Kulmi i mbrëmjes erdhi me performancën e Vesa Lumës. E njohur për hitin e saj “A i doje puthjet e mija,” Vesa u kthye pas një mungese të gjatë, duke sjellë zërin e saj të fuqishëm dhe energjinë e saj në skenën e festivalit. Performanca e saj e ngriti publikun në këmbë dhe krijoi një atmosferë të paharrueshme.

Për më të vegjëlit, Hamleys kishte përgatitur aktivitete të ndryshme argëtuese. Fëmijët u kënaqën me vizatime kreative, lojëra të ndryshme, shpërblime dhe maskota. Kuponat dhuratë ishin një surprizë e veçantë për fëmijët, duke i bërë ata të ndjehen të veçantë dhe të mirëpritur.

Prishtina Gastronomy Festival vazhdon të ofrojë përvoja unike dhe të paharrueshme për të gjitha moshat.

Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e kësaj feste të madhe që do të zgjasë deri më 9 gusht në sheshin “Adem Jashari”.

Në trend Magazina

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Kalo në kategori