LAJMI I FUNDIT:

“Detektivët” privatë zbulojnë tradhtitë e çifteve në Kosovë

“Detektivët” privatë zbulojnë tradhtitë e çifteve në Kosovë
4MP859 Digital Camera

Ka pak rëndësi nëse frymëzimi u ka ardhur nga përpjekja për të bërë para në këto kohë të vështira apo nga ndonjë prej serialeve që për bazë kanë spiunimin.

E rëndësishme është se kosovarët kanë filluar të jenë kreativë deri në atë pikë sa të kryejnë edhe punë spiunazhi për llogari që burrave apo grave që dyshojnë se partnerët ia dredhin me tjetrin apo tjetrën.

E mundësia e njoftimit për secilën punë apo biznes që do ta bësh, nuk ka qenë kurrë më e lehtë sesa tani nëpërmjet rrjeteve sociale.


Një e tillë rezulton të jetë hapur të shtunën me 30 korrik dhe nuk është dosido, por mban emrin ‘Kosovo Detective’, raporton lajmi.net.

Në përshkrimin e dhënë ku është vendosur edhe e-maili për kontakt, por asnjë adresë dhe asnjë numër telefoni, saktësohet se këta detektivë kryejnë hetime private.

1-1

Pyetjet që këta detektivë privatë pretendojnë t’u japin përgjigje janë të shumta, për të gjitha çiftet që ndjejnë se diçka nuk shkon në rregull në lidhjen e tyre.

“Kur frika e pabesisë bëhet një pjesë e jetës suaj, ju keni nevojë për përgjigje!”, shkruan në përshkrimin e punës që bëjnë këta detektivë e të publikuar dy ditë më parë në faqen e hapur në Facebook.

“ Ne e kuptojmë se për të kontaktuar një hetues privat për të kontrolluar të personin tuaj është e vështirë për të bërë, por të jetosh me frikë dhe dyshime është qartësisht më e keqe”.

“Hetuesit tanë merren me prova që ju ofrojnë juve që ju duhen për të ecur përpara me jetën tuaj, ne do të bëjmë këtë në një mënyrë të zgjuar dhe profesionale”, shkruajnë detektivët privatë, raporton lajmi.net.

“Detektivët që i kemi në shërbimin tuaj” mund të zbulojnë pikëpyetjet që ju dyshoni!”.

2-1-768x234

Por në anën tjetër, këta detektivë duket se kanë harruar një gjë shumë të rëndësishme.

E ai është Ligji!

Këta detektivë duhet ta dinë se me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, rrezikojnë burgun nëse ndërhyjnë në jetën dhe të dhënat private të tjetrit.

Neni 2 I këtij ligji saktëson se të dhëna personale janë çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (subjekt i të dhënave).

??????????????????????????????????????????????????????????

Por më shumë se kaq, pika 1.2 e këtij neni është edhe më specifike që flet për përpunimin e të dhënave personale.

“Çdo veprim ose një sërë veprimesh të cilat kryhen në të dhënat personale, qoftë me ose pa ndihmën e mjeteve automatike, siç janë: grumbullimi, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatshmëria ose ndryshimi, korrigjimi, konsultimi, përdorimi, zbulimi përmes transferimit, shpërndarjes ose mënyrave tjera të vënies në dispozicion, bashkimi ose kombinimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi”./lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori