LAJMI I FUNDIT:

Detajet nga marrëveshja e Juves me Atleticon për Moratan

Detajet nga marrëveshja e Juves me Atleticon për Moratan
(Foto: juventus.com)

Alvaro Morata është kthyer te Juventusi, ku gjatë të martës e ka nënshkruar edhe marrëveshjen zyrtare.

Sulmuesi spanjoll është transferuar te Zonja e Vjetër në formë huazimi njëvjeçar me opsionin e blerjes në fund të sezonit, ndërsa Bianconerët e kanë publikuar dokumentin e marrëveshjes.

Në këtë dokument bëhet e ditur se 27-vjeçari do të jetë pjesë e Juves deri në fund të sezonit sportiv 2020/2021, ndërsa për këtë periudhë klubi italian do të paguajë 10 milionë euro.


Juventusi e ka opsionin që t’i kërkojë të drejtat e plota të lojtarit në fund të sezonit dhe me këtë rast do të paguajë 45 milionë euro brenda një periudhe trevjeçare.

Zyrtare: Juventusi kompleton rikthimin e Moratas
Lexo po ashtu Zyrtare: Juventusi kompleton rikthimin e Moratas

Po ashtu, kampioni i Serie A ka të drejtë që t’ia zgjatë huazimin Moratas edhe për sezonin 2021/2022 për 10 milionë euro të tjera, dhe sërish në fund të atij sezoni mund ta blejë duke paguar 35 milionë euro.

Morata ka qenë pjesë e Juventusit gjatë viteve 2014-2016 dhe asokohe Real Madridi e shfrytëzoi të drejtën e riblerjes për ta shitur pastaj te Chelsea. /Telegrafi/

Marrëveshja ndërmjet Juventusit dhe Atletico Madridit për Moratan (Foto: juventus.com)

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori