LAJMI I FUNDIT:

Detajet: 1.3 tonë kokainë hyri dje në Shqipëri me kamion bananesh – si përfundoi në Maqedoni

Detajet: 1.3 tonë kokainë hyri dje në Shqipëri me kamion bananesh – si përfundoi në Maqedoni

Detaje të reja janë zbardhur nga sasia e madhe e kokainës, e kapur këtë mbrëmje në Maqedoninë e Veriut, pas një aksioni të madh ndërkombëtar policor.

Siç raporton “BalkanWeb”, sasia prej 1.3 tonë kokainë ka kaluar edhe nga Shqipëria, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër, dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës, duke hyrë në Maqedoninë e Veriut, aty ku u kap, para se të mbërrinte në destinacionin final, Slloveni.

Kokaina është sjellë me një kamion bananesh nga Amerika, ndërsa mësohet se policia shqiptare ka qenë në dijeni të këtij mjeti, i cili është futur dje në Shqipëri, pasi ka kaluar nga Mali i Zi.


Në aksion për kapjen e kokainës kanë marrë pjesë DEA amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe policitë e disa vendeve të tjera.

Lënda narkotike u zbulua mbrëmjen e sotme në një magazinë frutash, në Krushopek të Sarajit, ndërsa deri më tani kanë rënë në pranga tre persona, dy shoferë dhe një magazinier, që punonin në këtë magazinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori