Një agjent rus i përfshirë në pastrimin e helmimit pothuajse fatal të agjentit nervor të Aleksei Navalnit në gusht ka zbuluar në një rrëfim të padashje se si të brendshmet e aktivistit rus ishin spërkatur me agjentin nervor noviçok nga një njësi ruse zbulimit, FSB.
Zbardhja e të dhënave u bë në një bisedë të pazakontë e të gjatë telefonike me vetë zotin Navalni, i cili paraqitej si një zyrtar i lartë rus që dëshironte të dinte pse dështoi tentativa për vrasje.
Gazeta investigative Bellingcat bashkëpunoi me zotin Navalny dhe dëgjoi bisedën.
Konstantin Kudryavtsev, anëtar i një ekipi të dyshuar të zbulimit rus (Shërbimi rus i Sigurisë-FSB), bëri të ditur në bisedën 49-minutëshe se si ishte organizuar dhe mbikëqyrur plani i vrasjes.
Ai zbuloi detaje të operacionit pasues të pastrimit për të fshirë çdo provë të përpjekjes për vrasje, e cila u zhvillua më 20 gusht në Tomsk të Siberisë.
Zoti Navalni pothuajse vdiq nga helmimi dhe u transferua në një spital gjerman pas kritikave të shumta ndërkombëtare. Testet në Berlin treguan se agjenti nervor noviçok ishte i pranishëm në trupin e tij.
Javën e kaluar, agjencia e lajmeve Bellingcat, së bashku me një numër partnerësh mediatik, demaskuan anëtarët e njësisë pas operacionit të vrasjes. Ata gërmuan të dhënat nga burime publike dhe siguruan tabutalet e celularëve në tregun e zi për ekspozimin e operacionit.
Të premten, Presidenti rus Vladimir Putin as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi përfshirjen e FSB-së në përpjekjen për vrasje, por bëri shaka se nëse do të kishin dashur që ai të ishte i vdekur “ata ndoshta do ta kishin përfunduar punën”.
Kontakti i parë
Telefonata me agjentin rus u zhvillua më 14 dhjetor, disa orë para se agjencia e lajmeve Bellingcat dhe partnerët e saj të botonin zbulimin e tyre fillestar për helmimin e zotit Navalni. Ata raportuan se një njësi elite e armëve kimike të inteligjencës ruse kishte monitoruar lëvizjet e Navalnit në tre vitet e fundit, deri në ditën e helmimit të tij pothuajse fatal në muajin gusht.
Sipas agjencisë së lajmeve Bellingcat, ekipi i FSB-së filloi të monitoronte aktivistin rus, i cili ka qenë prej kohësh halë në sy për Kremlinin, në 2017, pak kohë pasi ai njoftoi se do të garonte kundër zotit Putin në zgjedhjet presidenciale.
Gjashtë deri në dhjetë agjentë të njësisë të specializuar të substancave toksike dhe agjentëve nervorë ndoqën zotin Navalni në më shumë se 30 udhëtime, sipas të dhënave telefonike, atyre të fluturimit dhe dokumenteve të tjera të zbuluara nga agjencia e lajmeve Bellingcat në një hetim të përbashkët me rrjetin televiziv CNN, faqen ruse të lajmeve “The Insider” dhe revistës gjermane “Der Spiegel”.
Në bisedat e tij me zotin Navalni, zoti Kudryavtsev zbuloi detaje të reja të rëndësishme të operacionit, duke shpjeguar se si ai u dërgua për të pastruar gjërat.
Zoti Navalni, i cili po e merr veten në një vend të fshehtë në Gjermani, u paraqit si një ndihmës i një zyrtari të lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Rusisë, duke thënë se ai kishte për detyrë të kryente një analizë të helmimit dhe të identifikonte atë që shkoi keq.
Numri i telefonit që ai përdori ishte maskuar në mënyrë që të dukej sikur po vinte nga selia e FSB-së, sipas agjencisë së lajmeve Bellingcat, e cila ndihmoi në maskimin e numrit real nga zoti Kudryavtsev. Një studiues i agjencisë së lajmeve Bellingcat ishte i pranishëm gjatë bisedës telefonike dhe e regjistroi atë.
Në fillim, zoti Kudryavtsev nuk u tregua i gatshëm të diskutonte detajet përmes telefonit. Por zoti Navalni, duke përdorur tonin e ashpër të të folurit të zyrtarëve rusë, i tha atij se ishte urgjente dhe se duhej të mbyllte një raport që do të “diskutohej në nivelin më të lartë të Këshillit të Sigurisë”.
“Cilat veshje ishin në fokus?”, pyeti zoti Navalni.
“Të brendshmet”, u përgjigj zoti Kudryavtsev.
Pastaj zoti Navalni pyeti saktësisht se ku ishte vendosur noviçoku.
“Brenda, tek të brendshmet”, u përgjigj zoti Kudryavtsev.
Noviçoku mund të absorbohet përmes lëkurës.
Zoti Navalni u sëmur gjatë një udhëtimi me avion nga qyteti i Tomskut në drejtim të Moskës. Piloti e devijoi avionin në Omsk në mënyrë që zoti Navalni të mund të merrte trajtim mjekësor. Zoti Kudryavtsev vuri në dukje në thirrje se nëse fluturimi nuk do të ishte devijuar “rezultati do të kishte qenë ndryshe”.
“Kështu që unë mendoj se avioni luajti rolin vendimtar”.
Ai shtoi se “(Ne) nuk e prisnim që e gjithë kjo do të ndodhte. Jam i sigurt që gjithçka shkoi keq”.
Zoti Kudryavtsev u pyet gjithashtu se çfarë doze ishte përdorur dhe nëse ishte administruar një sasi e mjaftueshme helmi. Zoti Kudryavtsev tha se nuk kishte qenë ai problemi.
“Nga ajo që kuptova, ne shtuam një sasi shtesë”, tha ai.
Zoti Kudryavtsev është një specialist i armëve kimike dhe biologjike. Ai është diplomuar në Akademinë Ruse të Mbrojtjes Kimike. Agjencia e lajmeve Bellingcat ka vërtetuar se ai më vonë ka punuar në qendrën e 42-të të Ministrisë së Mbrojtjes, një qendër kërkimore e sigurisë biologjike.
Qeveritë perëndimore thonë se zoti Navalni u helmua me agjentin nervor të epokës sovjetike, noviçok, e njëjta substancë që zyrtarët britanikë zbuluan se ishte përdorur në një sulm në Britani në vitin 2018 në një përpjekje për të vrarë ish-agjentin rus Sergei Skripali. Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione kundër shefit të FSB-së, Alexander Bortnikov dhe zyrtarëve të lartë të Kremlinit lidhur me përpjekjet për vrasjen e zotit Navalni.
Testet e mëvonshme nga laboratorët francezë dhe suedezë të substancave kimike konfirmuan rezultatin e laboratorit gjerman. Në një intervistë me një revistë gjermane në tetor, zoti Navalni akuzoi Kremlinin për helmimin e tij.
“Nuk kam ndonjë alternativë tjetër mbi atë se si është kryer krimi”, tha ai.
Komploti
Në njoftimin e saj fillestar, agjencia e lajmeve Bellingcat tha se njësia e FSB-së që i monitoronte lëvizjet e zotit Navalni përbëhej nga gjashtë deri në 10 agjentë, përfshirë mjekë dhe toksikologë të moshave 30 dhe 40 vjeçare. Operacioni u komandua nga shkencëtari ushtarak kolonel Stanislav Makshakov, i cili komunikonte me figura të larta në FSB para dhe pas udhëtimeve të zotit Navalni, sikurse sugjerojnë tabulatet telefonike. Zoti Makshakov, nëndrejtor i Institutit të Kriminalistikës në FSB, mendohet të ketë punuar më parë në një institut kimik në qytetin Shikhani-1.
Zoti Kudryavtsev udhëtoi në Omsk dy herë pas helmimit, më 25 gusht dhe 2 tetor, sipas të dhënave të fluturimit. Tabulatet telefonike të blera nga agjencia e lajmeve Bellingcat treguan se para dhe gjatë periudhës kohore të helmimit të dyshuar, ai ishte në kontakt të rregullt me kolonelin Makshakov.
Në bisedën e tij telefonike me zotin Navalni, zoti Kudryavtsev tregoi se koloneli Makshakov ishte komandanti i ekipit dhe se operativët e FSB-së Alexey Alexandrov dhe Ivan Osipov, të dy mjekë, ishin personat kryesorë që kryen helmin në Tomsk. Fillimisht gjatë intervistës telefonike, zoti Kudryavtsev i tha zotit Navalni se do të ishte më mirë nëse pyetjet në lidhje me operacionin do t’i drejtoheshin kolonelit Makshakov.
Bellingcat
Zyrtarët rusë kanë akuzuar agjencinë e lajmeve Bellingcat se është një krah i shërbimeve perëndimore të zbulimit. Por themeluesi i agjencisë së lajmeve Bellingcat, Eliot Higgins e ka hedhur poshtë pretendimin në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke thënë se Kremlini duhet të ofrojë prova për këtë.
“Ata thjesht po përpiqen të justifikojnë paaftësinë e tyre”, tha ai.
Zoti Higgins thotë se Kremlini po përpiqet të sugjerojë se “ka një shërbim inteligjent të mahnitshëm, por kjo histori vërtet provon të kundërtën”.
Agjencia e lajmeve Bellingcat për herë të parë tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2018 me demaskimin e operativëve të inteligjencës ruse që ishin përgjegjës për atentatin ndaj ish-agjentit rus Sergei Skripali në Britani. Personat identifikuar nga Bellingcat, më pas u përmendën si të dyshuar për atentatin nga qeveria britanike.
Zoti Higgins tha pas hetimit për helmimin zotit Skripali, se Bellingcat vuri re se shërbimet e inteligjencës ruse u përpoqën të shtrëngonin operacionet e tyre për të mbrojtur identitetin e operativëve. Ato gjithashtu u përpoqën të ngrinin kurthe për agjencinë e lajmeve Bellingcat.
“Ata bënë disa përpjekje për ta bërë më të vështirë punën tonë. Problemi është se i gjithë sistemi është plotësisht i kalbur deri në palcë”, tha zoti Higgins për Zërin e Amerikës.
“Për shkak të korrupsionit, kemi qasje në shumë sisteme të dhënash në të cilat zakonisht kanë qasje vetëm kompanitë e sigurimeve, departamentet qeveritare dhe ente të tjera të ngjashme. Pra, mund të keni qasje në regjistrat e pronave, regjistrimet e makinave, të dhënat e fluturimeve dhe gjëra të tjera të ngjashme”, tha ai.
Zoti Higgins tha se nuk është e vështirë të gjesh njerëz të cilët janë të gatshëm të shesin të dhëna si tabulatet e telefonave.
“Pra, duke përdorur të gjitha këto informacione nga burime të ndryshme, ju mund t’i kombinoni ato për të kuptuar atë që po ndodh”, shpjegoi ai.
“Mund të përdorni regjistrimet e telefonatave, të cilat përfshijnë pozicionin e telefonave celularë, për të kuptuar se ku janë njerëzit dhe në çfarë kohe po bëjnë telefonatat dhe me kë”, tha ai.
Zoti Higgins shtoi se ndërsa agjencia e lajmeve Bellingcat nuk ka detaje të bisedave konkrete mes operativëve të identifikuar të FSB-së dhe zyrtarëve që dyshohet se janë përfshirë në helmimin e zotit Navalni, prania e tyre afër tij, dhe monitorimi i tij, të bënë të kuptosh se lidhjet e tyre me komplotin nuk janë thjeshtë një imagjinatë.
Ai tha se blerja e tabulateve telefonike në tregun e zi dhe biseda telefonike e zotit Navalni “i maskuar si një ndihmës i rangut të lartë”, “ngre pyetje etike në lidhje me këtë metodë të marrjes së të dhënave. Sidoqoftë, pas një debati të brendshëm, ne arritëm në përfundimin se ky veprim bie qartë në fushën e interesit mbizotërues të publikut, në dritën e rrethanave të jashtëzakonshme rreth helmimit të zotit Skripali dhe zotit Navalni”.
Zoti Higgins pranoi se të dhënat e marra nga biseda me operativin e FSB-së, duke përdorur një identitet të rremë, ka prodhuar detaje që ai dhe ekipi i tij nuk mund t’i siguronin përmes analizimit të të dhënave që ata tashmë i kishin siguruar.
Në lidhje me rastin e zotit Navalni, zoti Higgins tha “askush tjetër nuk po bënë hetime. Gjermanët kanë thënë se ata mund ta hetonin çështjen vetëm nëse zoti Navalni do të kishte vdekur. Dhe mënyra e vetme e mundshme, për të gjetur se çfarë ka ndodhur është “duke ndërmarrë këto hapa, megjithëse ekstreme”. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBiden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje