LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga vrasja në Kavajë

Detaje të reja nga vrasja në Kavajë

Për ngjarjen në Kavajë ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, në pranga ka rënë edhe një 27 vjeçar.

I arrestuari është shtetasi B. Toçi, 27-vjeç, vëllai i policit të plagosur në këtë ngjarje, Bledar Toçi.

Pasi ka ndodhur vrasja, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit dhe ka gjetur shtatë doza kokainë që i përkisnin 27 vjeçarit. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shkojnë njëkohësisht tek e dashura e përbashkët, dy burra në Kavajë përplasen me armë - një i vdekur dhe një i plagosur
Lexo po ashtu Shkojnë njëkohësisht tek e dashura e përbashkët, dy burra në Kavajë përplasen me armë - një i vdekur dhe një i plagosur

Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe Bledar Toçin, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. /TCH/