Mësimdhënësit e shkollave të komunës së Mitrovicës nuk kanë përfillur kërkesën e kryetarit të kësaj komune, Agim Bahtiri, që mësimi të fillojë sot, qoftë edhe me arsimtarë vullnetarë.
Drejtori i Arsimit në Mitrovicë, Iset Beka, ka konfirmuar për KosovaPress mos mbajtjen e mësimit në shkollat e Mitrovicës.
“Jo, nuk është duke u mbajtur mësimi në asnjë shkollë. Nuk kemi as mësimdhënës vullnetarë, me gjasë po hezitojnë për shkak të kolegëve ose SBASHK-ut, nuk e di”, ka thënë shkurt Beka.
Ndërkaq, Isa Ismajli, kryetar i Sindikatës së mësimdhënësve në komunën e Mitrovicës, e ka quajtur të gabuar deklaratën e kryetarit Bahtiri për mbajtjen e mësimit sot, përmes mësimdhënësve vullnetarë.
Sipas tij, kryetari Bahtiri nuk ka arritur të gjejë vullnetarë, ndërsa konfirmoi se greva është duke vazhduar në të gjitha shkollat e kësaj komune.
“Deklarata e kryetarit Bahtiri për mbajtjen e mësimit me arsimtarë vullnetarë është e gabuar. Ai me siguri ka tentuar të gjej këta arsimtarë në mesin tonë, por nuk ia ka arritur qëllimit. Greva vazhdon në Mitrovicë 100 për qind”, u shpreh Ismajli.
Kryetari Bahtiri, pati deklaruar ditë më parë se të hënën do të fillojë mësimi me mësimdhënës vullnetarë në Mitrovicë.
“Nuk do të tërhiqem nga kërkesa për të angazhuar mësimdhënës vullnetarë në komunën e Mitrovicës, nëse nuk ndërpritet greva e thirrur nga SBASHK-u”, pati thënë Bahtiri, duke shtuar se mbi 50 për qind e mësimdhënësve të Mitrovicës përkrahin kryetarin e komunës së tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë