LAJMI I FUNDIT:

Dështojnë projektet e Subrata Roj në Ohër (Video)

Dështojnë projektet e Subrata Roj në Ohër (Video)

Banorët e fshatit Lubanishtë nuk duhet të shqetësohen për rrezikun e shpronësimit të pronave të tyre. Projekti i biznesmenit kontrovers indian Subrata Roj për ndërtimin e një kompleksi luksoz turistik me hotel në ujë, tashmë ka hyrë në histori si i parealizueshëm. Nga i tërë projekti kanë mbetur vetëm fotografitë e Subratës me krerët e OBRM-PDUKM-së që e premtuan projektin, Nikola Gruevski, Zoran Stravrevski dhe të tjerë.

“Ky projekt tashmë është i lënë anash, e kam fjalën për projektin Lubanishtë” – deklaroi Nikola Bakraçeski, kryetar i Ohrit.


“Projekte të këtilla megalomane me mashtrues, kjo qeveri në largim nuk arriti t’i realizojë sepse do të ishin në dëm të popullatës duke shpronësuar me dhunë pronat e tyre” – tha Tomislav Tuntev, deputet i LSDM-së nga Ohri.

Por, i paqartë është fati i hotelit Slavija, objekt që po shkon drejt shkatërrimit, edhe pse është në qendër të Ohrit.

Autoritetet lokale pohojnë se nuk mund të bëjnë asgjë rreth këtij hoteli që pritej të bëhet objekt reprezentativ i Sahara Grup në Maqedoni.

“Hoteli Slavija është në pronësi të tyre dhe nuk mund të supozoj se çfarë planifikon kompania e Subrata Roj të bëjë me këtë objekt për momentin” – u shpreh Nikola Bakraçeski, kryetar i Ohrit.

“Nga ana tjetër, hoteli nga i cili ekzistencën e siguronin dhjetëra familje, e blenë për ta mbyllur dhe tani këto dhjetëra familje kanë mbetur pa mjete për ekzistencë” – tha Tomislav Tuntev, deputet i LSDM-së nga Ohri.

Nga Sahara Grup tashmë dy javë nuk përgjigjen në pyetjet e Alsat M se çfarë plane kanë për hotelin Slavija.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori