Kjo javë u shoqërua me disa ngjarje, duke filluar nga dështimi për mbajtjen e seancës plenare në mungesë kuorumi e shënimi i 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Në këto ngjarje fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ka kapur momentet më të mira, gjersa ka realizuar edhe fotografi të veçantë të vetëtimës në Prishtinë.


Seanca e parë e jashtëzakonshme e sezonit vjeshtor e thirrur nga opozita dështoi të mbahej pasi vetëm një numër i vogël i deputetëve u paraqitën në sallë, në të cilën pritej të diskutohej lidhur mbi furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e nivelit fillor dhe të mesëm të ulët.

375197819 988031762274037 735060222664180613 n Dështimi i seancës së Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

375026691 2227713187427965 2031874443522226000 n Dështimi i seancës së Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

375025008 200255766246043 6546669629009032833 n Dështimi i seancës së Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosovës gjatë kësaj jave me aktivitete të ndryshme shënoi 24 vjetorin e themelimit të saj.

Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë u ekspozuan armatime të ndryshme si dhe pajisje me të cilat shërbehet Policia e Kosovës për t’i kryer shërbimet për të gjithë qytetarët e saj.

375197030 1421568081753042 6916430516286830124 n 24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, ekspozita /Foto: Ridvan Slivova/

375030017 6681699941869207 7622269249091133260 n 24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, ekspozita /Foto: Ridvan Slivova/

375195254 249816594147456 3768933121411287930 n 24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, ekspozita /Foto: Ridvan Slivova/

Po ashtu, fotoreporteri Slivova ka kapur momentet kur kishte vetëtima në Prishtinë, në ditët e para të kësaj jave.

372384736 1013995473063788 9116971142480149718 n 1 Shkarkime rrufesh /Foto: Ridvan Slivova/

372393999 1424407205073712 8548649774410373379 n 1 Shkarkime rrufesh /Foto: Ridvan Slivova/