LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari i vrasjes së Ahmet Krasniqit: Asnjë organ shtetëror nga Kosova nuk më ka intervistuar për rastin

Dëshmitari i vrasjes së Ahmet Krasniqit: Asnjë organ shtetëror nga Kosova nuk më ka intervistuar për rastin

Shoferi i Ahmet Krasniqit, Naim Geci në natën kritike kur është vrarë Ahmet Krasniqi ka qenë dëshmitarë i ngjarjes.

Geci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është shprehur i zhgënjyer që deri më tani askush nga autoritetet e Kosovës nuk e ka ftuar të dëshmoj për këtë ngjarje.

“Një herë jam intervistuar në natën kritike nga policia e Shqipërisë. Pas pesë ditësh edhe një punëtorë tjetër nga Shërbimi Informativ Kombëtarë [i Shqipërisë] jam intervistuar. Nuk kemi shkuar në hetuesi por kemi biseduar dhe kemi shkruar një protokoll”, tha ai, përcjell Telegrafi.


“Shërbimet e huaja në Kosovë më kanë intervistuar. UNMIK-u edhe njëherë më ka intervistuar. Edhe jashtë vendit ku jetoj jam intervistuar dy herë. Për herë të fundit para dhjetë vitesh jam intervistuar nga shërbimet italiane. Nuk e di si funksionojnë organet tona të hetuesisë por vet fakti se nuk jam intervistuar asnjëherë nga shërbimet vendore më lë të kuptojë se dosja e vrasjes së Ahmet Krasniqit është e pa plotë”, shtoi shoferi i Ahmet Krasniqit.

Geci thotë se megjithatë kohëve të fundit është duke u folur më shumë për rastin e vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe sipas tij kjo gjë është e mirë në drejtim të zbardhjes së rastit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori