LAJMI I FUNDIT:

Dëshmi se si u implikua Albin Kurti në përzgjedhjen e bordit të KPMM-së

Dëshmi se si u implikua Albin Kurti në përzgjedhjen e bordit të KPMM-së

Kryesuesja e bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Selvete Grajqevci- Pllana, ka thënë se përpara se emri i saj të shkojë në Kuvendin e Kosovës për miratim ajo ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Për takimin ajo ka thënë se ka qenë i shkurtë, e pas këtij takimi ajo ishte emëruar kryesuese e KPMM-së.

“Kemi qenë në një bashkëbisedim, nuk ka qenë as intervistë, kanë qenë 5 minuta, tha vetëm CV juaj po më intereson. I tregova që kam punuar në KEK, me profesion jam juriste. Unë i thash që mendoj që në përputhje me Ligjin për miniera kam me i zbatu të gjitha dispozitat e parapara në ligj”, ka thënë ajo, në emisionin ‘Kallxo Pernime’ .


Grajqevci- Pllana është pyetur edhe për lidhjet me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

“S’kam pasur kurrfarë lidhje, burri ka qenë më herët si anëtar i LVV-së, kam aplikuar edhe më herët, nuk kam ardhur në shprehje. Unë ndoshta si simpatizuese se kurrgjë tjetër më LVV-në nuk kam” – ka thënë ajo.

Takimin me kryeministrin përpara se të votohen në Kuvend e kanë konfirmuar edhe anëtarët Gani Maliqi, Jahir Gashi dhe Gani Kastrati.

Jahir Gashi ka dhënë detaje për diskutimin e tij me kryeministrin Kurti.

“E konfirmoj se kam pasur takim me kryeministrin para se të zgjidhem anëtar i bordit dhe për këtë ju siguroj se biseda ka qenë shumë konstruktive dhe atë vetëm lidhur me përvojën dhe përgatitjen profesionale që kam ndër vite”, ka thënë ai.

“Takimi nuk ka zgjatur më shumë se ndërmjet 5 deri 10 minuta dhe fare nuk ka pasur karakter të intervistës siç po pretendohet nga disa të tjerë. Është takimi i parë dhe i vetmi deri me tani”, ka shtuar ai.

Ndërsa anëtarja Rrezarta Pushkolli- Makolli ka mohuar të ketë zhvilluar takim me kryeministrin Kurti.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Zyrën e Kryeministrit për të marrë përgjigje për arsyet e këtyre takimeve, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk ka dhënë përgjigje.

Selvete Grajqevci Pllana së bashku me anëtarët Gani Maliqi, Gani Kastrati, Jahir Gashi, Rrezarta Pushkolli-Makolli janë emëruar në bordin e KPMM-së në seancën e 6 dhjetorit 2021.

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori