LAJMI I FUNDIT:

Dëshmi për vrasjen masive të shqiptarëve në Tetovë dhe rrethinë (Foto)

Dëshmi për vrasjen masive të shqiptarëve në Tetovë dhe rrethinë (Foto)

Historiani dhe profesori universitar Vebi Xhemaili me një postim në Facebook ka përkujtuar vrasjet famëkeqe në Monopolin e duhanit në Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Xhemaili thotë se në vitin 1945 në Monopolin e Tetovës u vranë 400 shqiptarë u arrestuan 1.200 vetë dhe u zhdukën 200 të rinj.

Më poshtë janë emrat, mbiemrat dhe vendbanimi i disa personave të vrarë nga regjimi maqedonas në atë kohë, sipas profesorit Xhemaili.


-Tefik Terziu nga Tetova,
-Rexhep Rexhepi nga Pallaticë e Epërme, komuna e Zhelinës,
-Nebi Ahmeti, Poroji i Tetovës, i vrarë në Monopol,
-Shaip Cena i vrarë në Monopol,
-Tefik Islami nga Strazha i vrarë në Monopol,
-Mehmeti Bajrami nga Veshalla i vrarë në monopol,
-Ramadan Dani nga Veshalla i vrarë monopol,
-Mehdi Qerim Osmani, nga f.Brodeci-Tetovë, i vrarë në Monopol,
-Zenel Shadan Emini nga f.Brodeci-Tetovë i vrarë në Monopol,
-Bajram Musa Idrizi f. Brodec-Tetovë i vrarë në Monopol,
-Ramadan Kadri Iljazi nga f. Brodec-Tetovë, i vrarë në Monopol.
-Mehmet Bajrami nga f. Brodec-Tetovë i vrarë në Monopol.
-Sabri Sejfulai nga f. Brodec-Tetovë i vrarë në Monopol.
-Ilmi Miletina nga Miletina-Tetovë u vrarë në Monopol.
-Selajdin Rushani nga Tetova i vrarë në Monopol,
-Bilall Rexhepi i vrarë në Monopol,
-Isni Sejfullahi nga Çollopeku i zhdukur në Monopol,

Jashtë monopolit
-Murtezan Dauti nga Kamjani-Tetovë i vrarë në Saraqinë,
-Sabri Ziberi Strimnicë, i vrarë në Saraqinë,
-Nebi Muharemi nga Zhelina u vra në Zhelinë,
-Elmas Elmazi nga Miletina u vra në Grupçin.

Në librin ”Dëshmi të gjalla” nga autori Nazif Selimi thuhet ”Në Tetovë, ngaqë burgjet ishin mbushur plotpërplot, për të burgosurit shqiptarë u shfrytëzuan edhe ndërtesat e monopolit të duhanit. Në dy dhoma të shkollës së fshatit Grupçin u burgosën 600 shqiptarë. Në burgjet e kampet pushkatoheshin pa gjyq me mijëra shqiptarë, sipas listave të veçanta, me pretekst se kishin bërë pjesë në grupet e Xhemë Gostivarit dhe Mefail Zajazit. Përveç pushkatimeve që bëheshin çdo natë, njëherazi vdisnin me dhjetëra shqiptarë nga sëmundjet epidemike. Në gjendje shumë më të keqe ndodheshin të burgosurit në Tetovë e Kërçovë, sidomos 6000 të burgosurit në monopolin e Tetovës, ku sëmundjet e ndryshme, veçanërisht dizenteria e tifoja, bënin kërdinë. Qemal Agolli, që i përjetonte ngjarjet tronditëse, ndërhyri pranë V.Tempos dhe Ll.Kolishevskit. këta u detyruan që të shikohej gjendja me një komision shqiptaro-maqedonas. Komisioni, në praninë dhe me këmbënguljen e Qemalit, mundi të lironte një numër të madh të burgosurish tq pafajshëm mbi moshën 60 vjeç, si edhe të burgosurit e shkollës në Grupçin. Por, ndërsa ditën liroheshin, rezultonte qe një pjesë e tyre, pas largimit të komisionit, natën përsëri burgoseshin. Megjithëse u liruan mjaft veta, prapë gjendja e të burgosurve shqiptarë mbeti e pandryshuar.” thuhet në librin ë librin ”Dëshmi të gjalla” nga autori Nazif Selimi

GES105-02

Kamp përqendrimi

GES105-05

GES105-01

Xhem_Hasa_Tetovo_1944

Monopoli i Tetoves 2

Monopoli i Tetoves 1

Monopoli i Tetoves

”Në Tetovë përveç Monopolit, kamp përqëndrimi pati edhe në fshatin Llavcë, ku janë burgosur kryesisht burra të Malësisë. Në kampërqëndrimin e Grupçinit ka pasur burra nga fshatrat e Dërvenit. Gjithashtu ka pasur edhe një kamp përqëndrimi në Saraqinë. Numri i saktë i të burgosurve në këto kamp përqëndrime nuk dihet edhe sot. Por me siguri vetëm në Monopolin e duhanit në Tetovë ka pasur mbi katër mijë.” thuhet gjithashtu në librin ë librin ”Dëshmi të gjalla” nga autori Nazif Selimi

Isak Zendeli – dëshmitar i masakrës në Monopolin e duhanit

Isak Zendeli dëshmitar i ngjarjeve në Monopolin e Tetovës thotë ”Pikërisht për ketë ndriçojm disa ngjarje nëpër mes dëshmive të gjalla siç është rasti Isak Zendeli drejtpërsëdrejti si fëmijë 13 vjeçar I përjetoi këto ngjarje trishtuese.
Të gjitha trevat e Pollogut në gjysmën e dytë të nëntorit të vitit 1944, respektivisht pas çlirimit të Gostivarit dhe të Tetovës që e bënë forcat partizane, i përfshiu terrori dhe gjenocidi antishqiptar. Në monopolin e duhanit të Tetovës u burgos babai im Rahman Zendeli dhe me të edhe tërë burrat e fshatit tonë dhe të mahallës sonë. Në shtëpi ngelën vetëm garatë dhe fëmijët. Unë në atë kohë kisha 13 vjetë dhe si fëmijë më i madh në shtëpi dola ta kërkoj babain tim për t’i derguar bukë. Ditën e parë nuk arrita ta gjejë dhe u detyrova që edhe të nesërmen ta kërkojë , me të vetmin qëllim që t’i jap bukën që ma kishte përgatitur nëna.
Por në ditën e dytë në rrethin e monopolit më pa komandanti i burgut Sandre, ndërsa mbiemrin nuk ia mbajta mend . Ai më urdhëroi t’ua shpërndajë të burgosurëve bukën që ua kishin dërguar atyre familjet e veta . Unë këtë e pranova me gëzim të madh për shkak se shpresoja se do të takojë baban tim.
Aty nuk e gjeta babain tim por më thanë disa të mahallës sime se gjendet në ndërtesën e vogël ,e cila ishte njëkatëshe.
Të nesërmen kurshkova në vendin e caktuar me sytë e mi i pashë 150 burra me duar të lidhura. Muret rreth e përqark ishin të sterpikura me gjak. Ata burra më shumë ishin të familjes Hakiku të fshatit Globoçic dhe disa të rinjë të tjerë që kishin qënë në trupat SS të Gjermanisë. Aty e gjeta babain tim dhe dhëndrin Osmanin, por unë nuk arrita deri te ata, sepse në atë koridor kishte aq shumë njerës sa të gjithë rrinin njëri pranë tjetrit si në kuti konzerve.Vetëm e dorëzova bukën. Kur më pa roja se isha afruar shumë më ndoqi dhe me disa shkelma më nxorri përjashta nga oborri i Monopolit.
I rrënqethur nga skena që pash në Monopol dhe i pikëlluar se nuk arrita të flas me babain tim dola në rrugë. Në rrugë pritnin një grup grash dhe fëmijësh, të cilët interesoheshin për të afërmit e tyre. Unë u tregova se ç’ka pash në Monopol . Por këtë ata e dinin, siç e dinte i gjithë populli. I dinte të gjitha masakrimet dhe pushkatimet e përditshme. Pas shumë bisedave, grupi i grave vendosi të ankohet te kryetari i bashkisë Lutfi Rusi. Me ta shkova dhe unë. Ai na priti dhe ne atë e informuam se çka po ndodh me anëtarët e familjeve tona. Ai na informoi që ne për ngjarjen e Monopolit ta njohtojmë Qemal dhe Nexhaxhat Agollin, eprorët e Brigadës së katërt shqiptare. Ne prej komune shkuam në komandën e brigadës së katërt shqiptare dhe i informuam vëllezërit Agolli për gjenocidin antishqiptar. Ata kësaj gjeje nuk i besuan, por na thanë se ne ata nuk mund t’i lëshojmë nga burgu. Edhe pse neve na refuzuan e kuptuam se ata kishin ndërmarrë akcion dhe e kishin vizituar Monopolin.Pas intervenimit të tyre ishte hartuar lista e të burgosurve dhe gradualisht filluan të lëshojnë nga burgu. Por ata që i kishin radhitur në listën për të likuiduar i sollën te shtëpia e Aqif Pashës. Këtu në Tetovë përveç Monopolit, kamp përqëndrimi pati edhe në fshatin Llavcë, ku janë burgosur kryesisht burra të Malësisë. Në kampërqëndrimin e Grupçinit ka pasur burra nga fshatrat e Dërvenit. Gjithashtu ka pasur edhe një kamp përqëndrimi në Saraçinë. Numri i saktë i të burgosurve në këto kamp përqëndrime nuk dihet edhe sot. Por me siguri vetëm në Monopolin e duhanit në Tetovë ka pasur mbi katër mijë.
Në kamp përqëndrimin në fshatin Çajlë nga Piroku janë pushkatuar nëntë burra.Edhe sot e kësaj ditë as shoqata e të burgosurve dhe persekutuarve politik me seli në Gostivar nuk ka mundur t’i evidentojë numrin e të gjithë të pushkatuarëve dhe të masakruarëve në këto kampërqëndrime famëkeqe për shqiptarët. Ata kanë shënime vetëm për disa persona dhe eprorë ushtarak të Ballit kombëtarë.
Shaip Kamberi , kryertar i komunës së Tetovës dhe redaktor i i gazetës ” Sharri” është pushkatuar sëbashku me një grup të rinjsh shqiptarë , në mesin e të cilëve ka qënë edhe Jusuf Kuliku. Këtë grup prej katër personash e kanë hedhur të gjallë në koritën e hidrocentralit të Tetovës. Afës Sylejman Shaipi, mulla Sylë Jakupi, të cilin oficerët e Oznës në prani të familjes m’u në mes të oborrit të shtëpisë së tyre e djegin me saç. Arif Glloboçica, kapiten i ushtrisë së Ballit kombëtar, Arif Brodeci, gjithashtu kapiten i ushtris së ballit kombëtar torturohet. Në Bogovinë para fshatarëve është pushkatuar Ilas Rufati. Nga ky fshat janë pushkatuar edhe 14 burra të tjerë.
Nga këto kampe që i përmendëm më parë Ozna i zgjedh 500 të rinjë shqiptarë dhe i dërgon në Shkup, gjoja për t’i inkuadruar në forcat partizane për të luftuar në Srem të Serbisë. Por shumica e tyre u zhdukën nga Ozna që familjarët kur nuk u informuan për fatin e tyre.” (sic) thuhet në tregimin e Isak Zendelit – dëshmitar i masakrës në Monopolin e duhanit.

Isak Zendeli, dëshmitar i masakrave të Monopolit
Isak Zendeli, dëshmitar i masakrave të Monopolit

Të burgosurit i kanë dërguar një letër ”Shoqatës të burgosurve politik të Tetovës” kërkojnë ”Shpëtim nga vdekja e sigurtë”

”Shpëtim nga vdekja e sigurt
Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945 ishim të burgosur në Monopolin famëkeq të Tetovës.
Rrinim në katin e parë dhe çdo ditë dëgjonim britma dhe piskëllima të njerëzve tanë që që ishin në katin mbi ne .Pas britmave fillonte të bien pika gjaku, së pari nga pakë e pastja të rrjedhë nga të çarat e tavanit. Gjaku ishte i shqiptarëe te therur e të vrarë. Vrasjet i bënin “çlirimtarët” , të cilët gjer më 9 shtatorë të vitit 1944 ishin ushtarë të car Borizit, të cilët pas vrasjes së carit i hoqën kokardat dhe u bënë partizanë “çlirimtarë”. Prej çetnikëve dhe kontraçetnikëve s’mund të pritej gjë tjetër.
Në mesin e 25 shqiptarëve të dënuar me vdekje isha edhe unë. Atëherë kisha 20 vjet. Gjithashtu edhe vellai im u dënua me vdekje. Një ditë na ndanë nga të tjerët dhe na hodhën në bodrum. Nga qelia tjetër që ishte në bodrum dëgjohej piskëllima e një shqiptari, i cili e luste kasapin e zi që t’i hiqte një plumbë , ose t’ja priste kokën . Kasapi i zi e mbaronte cigaren mbi barkun e shqiptarit të rrexuar si kurban, me thikën që ia kishte ngulur në fyt. Këtë epizot e pashë me syt e mi. Pastaj tre veta erdhën dhe mu hudhën mua në shpinë dhe tre shqiptarëve tjerë që ishin dënuar me vdekje.
Në mbrëmje na muarën neve të 25 -ve që ishim dënuar me vdekje për të na eksekutuar në vendin e quajtur Uji i ftohtë, që paraqiste një kasaphane të vërtetë. Na përcillnin dhjetë “çlirimtarët ” e armatosur. Me ne ishte edhe një trim i vërtetë që e kishte emrin Islam Tërnica. Islami e kishte fshehur një thikë dhe me të e preu litarin, duke i liruar duart e veta e pastaj, një nga një i lirojnë duart edhe 23 të tjerë. Këtë e vërejtën edhe përcjellësit dhe njëri prej tyre bërtiti”stoj”. Por Islami iu hodh shkaut që mbante pushkomitrolezin dhe pas një kacafytje me të ia mori tytën e pushkomitrolexit dhe me të e goditi shkaun disa herë, duke e rrëzuar për tokë, ndërsa pastaj iu lëshua atij që mbante fenerin dhe me një të goditur e shtriu edhe atë, duke ia thyer edhe fenerin.Në atë moment filluan të shtënat e përcjellësve, me çrast u vra plaku që ishte me ne , një Isë nga fshati Cerovë i Tetovës. Ne të tjerët ikëm nëpër terrin e natës dhe u takuam në fshatin Pollatinc, ku e pamë se plaku i mjerë nuk ishte në mesin tonë. Na u dhimbs shumë ky plak, por situata ishte e tillë që nuk mund t’i ndihmonim asgjë.
Prej Pollatince shkuam në drejtim të Maleve të thata, e pastaj në malet e Bukovikut të Sharrit, ku iu bashkëngjitëm arradhës së trimit të këtyre anëve , kapitenit kreshnik, Arif Dragomacit. Pra kështu shpëtuam nga vdekja e sigurtë.-
Liri apo robëri”(sic) thuhet në këtë letër.

Sot, Monopoli i Tetovës rri i mbyllur pasi për të disa grupe njerëzish enden gjyqeve për të vërtetuar pronësinë. Më herët në po të njejtin objekt ishte i vendosur edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori