Dëshironi bark të rrafshët dhe vithe të forta? Për vetëm 21 ditë do të keni trupin e ëndrrave!

As nesër, as javën e ardhshme, por që sot. Filloni këtë ushtrim të thjeshtë që sot dhe bëhuni shtathedhur
Gjëja më e rëndësishme është që çdo ditë ta bëni këtë ushtrim. Vetëm kështu mund t’i arrini rezultatet e dëshiruara, transmeton Telegrafi.
Plani i ushtrimeve është i thjeshtë: çdo ditë bëni këtë ushtrim pa përjashtim.
Java e parë: Filloni me rezistencë 20 sekonda dhe shtoni deri në 60 sekonda.
Java e dytë: Nga 60 sekonda rezistencën shtojeni në 90 sekonda.
Java e tretë: Nga 90 sekonda rezistencën shtojeni në 120 sekonda.
Javën e dytë kur pozita plank të bëhet e rehatshme, ngrini njërën këmbë dhe pozitën mbajeni 20 sekonda dhe pastaj ndërroni pozitën, këngën tjetër mbajeni 20 sekonda në ajër derisa pjesën tjetër të trupit në pozitë të plankut të zakonshëm.
Gjatë javës së tretë plankun avancojeni ashtu që pas 20 sekondave të plankut të zakonshëm, trupin ngrijeni në formë ure dhe mbajeni në atë pozitë 30 sekonda.
Pas 21 ditësh trupi do t’ju duket fenomenal. Muskujt do t’ju jenë dukshëm të tendosur. Kurrizin do ta mbani drejt, vithet do t’ju jenë të forta, ndërkaq muskujt e barkut të fortë si gur! /Telegrafi/




















































