DËSHIRAT

Poezi nga: Alessandro Baricco Përktheu: Maksim Rakipaj
Dëshirat po ma shklyenin shpirtin.
Mund dhe t’i jetoja, por nuk ia dola.
Atëherë i trullosa.
Dhe një nga një i lashë pas…
E çarmatosa brengën.
E xhvesha jetën time prej dëshirave.
Po munde t’i ngjitesh rrugës që kam bërë,
do t’i gjesh, që të gjitha, njëra pas tjetrës,
të trullosura, të shtangura, mbetur aty përgjithmonë,
si shenjë e këtij rrugëtimi të çuditshëm.
që kurrkujt nuk ia kam rrëfyer, përveç teje.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































